24/04/2024
15.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Bajrami: Pse në mesin e “Tigrave” nuk ka shqiptarë, a janë terroristë?

Në konferencën e djeshme për media, Aleanca për Shqiptarët kërkoi përgjegjësi nga Qeveria dhe Ministria e Brendshme pasi në njësinë e policisë Tiger nuk ka shqiptarë. Opozita shqiptare kërkon të zbulojë arsyet e diskriminimit etnik të shqiptarëve në këtë njësi, duke e akuzuar BDI-në se është fajtore për mungesën e policëve shqiptarë.

Naim Bajrami nga partia tha se me mospranimin e shqiptarëve “qeveria automatikisht i trajton shqiptarët si terroristë”.
“Për shkak se “Tigrat” quhen njësi antiterroriste, ne pyesim qeverinë dhe ministrinë e linjës nëse shqiptarët që ju ndaloni të marrin pjesë trajtohen si terroristë apo të paaftë dhe të padëshirueshëm për këtë vend”, tha Bajrami nga Aleanca për Shqiptarët. .

Të fundit