23/04/2024
6.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ballistët shënuan 30 vjetorin e themelimit

  • Grupi i tifozëve “Ballistët” nga Tetova, me
    aktivitete dy ditore kanë festuar 30 vjetorin e
    themelimit. Mbrëmë, ashtu edhe siç kishin
    paralajmëruar, ata dhuruan spektakël në qytetin e
    Tetovës.“Ballistët” festën e %lluan më 26 nëntor,
    me shfaqjen e një dokumentari për 30 vjetorin e
    tyre.Ndërsa festa kryesore ishte mbrëmë , ku
    tifogrupi nga Tetova realizuan marsh nëpër rrugët
    e qytetit si dhe spektakël të vërtetë me
    %shekzjarre, pamjet e të cilave u shpërndanë në
    rrjetet sociale.Tifogrupi “Ballistët” është themeluar
    në vitin 1992, ndërsa prej atëherë ata i kanë
    qëndruar pranë në çdo ndeshje klubit të tyre të
    zemrës, por edhe Kombëtares Shqiptare.Ndezja e
    %shekzjarreve ishte një pamje mbresëlënëse duke
    patur parasysh se %shekzjarret u ndezën edhe në
    Kalanë e Tetovës, edhe përgjatë rrugës Tetovë-
    Kodra e Diellit, përgjatë bulevardeve kryesore të
    qytetit dhe në qendër.TV KOHA

Të fundit