29/03/2024
18.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

“Ballkani i Bashkuar për ajër të pastër”: Ajri i ndotur në rajon shkakton mbi 30.000 vdekje të parakohshme

Ndotja e ajrit në Ballkanin Perëndimor shkakton numër të madh të vdekjeve para kohe, ndërsa pasojat përfshijnë jetëgjatësi më të shkurtër dhe përkeqësim të shëndetit publik, është konkluzioni i fushatës rajonale “Ballkani i Bashkuar për ajër të pastër”.

Sipas të dhënave të Agjencisë Evropiane për Mjedis Jetësor, cilësia e keqe e ajrit në rajon shkakton më shumë se 30.000 vdekje të parakohshme, ndërsa qendra e përbashkët hulumtuese e BE-së tregon në faktin se ndotja e ajrit mesatarisht kontribuon për zvogëlim të jetëgjatësisë shekullore ndërmjet 0,4 dhe 1,3 vjet në vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Prandaj është e domosdoshme të përmirësohet cilësia e ajrit dhe shëndetit publik, përmes përmirësimit të sistemeve shëndetësore”, thonë nga Fondi Evropian për Ballkanin gjatë implementimit të fazës së tretë të fushatës këtë muaj “Ballkan i Bashkuar për ajër të pastër”, me partnerët nga rajoni.

Në studim është potencuar se vetëm termocentralet me qymyr në Ballkanin Perëndimor shkaktojnë dëm ekonomik që lëviz ndërmjet 1,2 dhe 3,4 miliard euro në vit për shpenzimet e mbrojtjes shëndetësore.

Vendosja e uljes së ndotjes së ajrit si një prioritet kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar dhe integrimi i tij në të gjitha proceset e planifikimit është kërkesa e parë e fushatës. Kërkesa e dytë është rritja e fondeve buxhetore për kontrollin e ndotjes dhe krijimi i një sistemi për monitorimin e ndotjes dhe efekteve të saj në shëndet.

Nga “Ballkani i Bashkuar për ajër të pastër” shtojnë se qëllimi i kësaj fushate është t’i informojnë qytetarët për pasojat nga ajri i ndotur dhe t’i ftojnë të bashkangjiten në luftën për përmirësim të cilësisë së ajrit dhe vazhdim të jetëve tona.

Të fundit