20/04/2024
6.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

“Ballkani i Hapur”, delegacion i Qeverisë së RMV-së viziton Tiranën

Delegacion i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut sot dhe nesër, në kuadër të “Open Balkan” do të realizojë vizitë në Tiranë, përcjell TV21. Sipas Qeverisë, tema kryesore në takimet intensive në Tiranë do të jenë thellimi i bashkëpunimit në ballafaqimin me krizën e ushqimin dhe energjinë elektrike, por edhe rreziku nga zjarret gjatë verës.

Pjesë e delegacionit është zv/kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ministri i Administratës dhe Shoqërisë Informatike, Admirim Aliti, zv/ministri i Financave Filip Nikollovski, zv/ministri i Bujqësisë Abdylshyqyr Abedini, koordinatori për “Ballkanin e Hapur”, Marjan Zabrqanec si dhe Nola Ismailova.

Të fundit