25/04/2024
8.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Bamir Topi:Kosova nuk e ka humbur mbështetjen nga SHBA | VIDEO

Kosova nuk e ka humbur mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kështu vlerëson për Televizionin Koha ish presidenti i Shqipërisë Bamir Topi. Në një prononcim për Televizionin Koha, Bamir Topi nënvizon se Kosova ka kaluar dhe po kalon në shumë sfida dhe sa i përket situatës së fundit në Mitrovicë, në një moment kur i gjithë faktori ndërkombtar ka bërë fajtore kryesore qeverinë e Kosovës për përshkallëzimin e situatës dhe rrezikon të izolohet në arenën ndërkombëtare, megjithatë Topi u shpreh se Kosova kurrë nuk do të jetë një vend i vetmuar.

“Kosova nuk mund të jetë një vend i vetmuar se ka një aleat shumë të fuqishëm dhe specifikoj këtë, Kosova asnjëherë nuk do të jetë larg vëmendjes dhe mbështetjes së fortë që vjen specifikisht nga SHBA. Unë këtë e di shumë mirë. Asnjë problem që mund të dali rrugës duhet të korigjohet dhe nuk mund të heq nga vëmendja dhe prioriteti që SHBA kanë për Ballkanin dhe për Kosovën. Unë besoj që do të superohet dhe do të kalojë, ka edhe politikan tjerë në Ballkan që i qëndrojnë një filozofie të vjetër. Por, unë jamë i bindur ky lloj mbështetje dhe ky lloj kalimi i situatës, do të orientojë si duhet Kosovën drejt asaj ëndre që është ëndra europiane.”, tha për Televizionin Koha Bamir Topi, ish president i Shqipërisë.

Për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, qeveria e atjeshme e drejtuar nga Albin Kurti, ka marrë shumë reagime të ashpra nga faktori ndërkombëtar, në mesin e tyre Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilët fillimisht Kosovën e përjashtuan nga stërvitja ushtarake Defender 2023. Në ndërkohë, edhe politika zyrtare e Shqipërisë ka qenë e reshtuar në krah të faktorit ndërkombëtar. /Televizioni KOHA/

 

 

 

 

Të fundit