14/10/2024
14.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Banka Popullore pjesë e pilot- projektit të BERZH-it për përmirësimin e qasjes në financa për gratë sipërmarrëse

Mbështetje për qasje më të madhe të grave sipërmarrëse në financa, pasurim i bazës së të dhënave për kredinë e kompanive dhe të dhëna për gjininë, si dhe ngritja e vetëdijes për rëndësinë e barazisë gjinore në dhënien e kredive, ka qenë temë e bisedës në takimin e Guvernatores së Bankës Popullore (BP), Anita Angellovska- Bezhoska me zëvendësdrejtoreshën e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) e cila është përgjegjëse për financa gjithëpërfshirëse, përfshirje gjinore dhe ekonomike, Oksana Pak dhe përfaqësuesin e BERZH-it në vend, Andi Aranitasi.

Në takim, informojnë nga BP-ja, u theksua se sipërmarrësia femërore luan një rol kyç në krijimin e hapjeve të vendeve të punës dhe nxitjen e rritjes ekonomike. Nga aty, ofrimi i qasjes në financa për këto kompani të vogla dhe të mesme është jashtëzakonisht i rëndësishëm për ekonominë në tërësi.

Është rënë dakord që Banka Popullore të jetë pjesë e zbatimit të projektit pilot të BERZH-it në vend i cili do të mbulojë disa aspekte, duke përfshirë pasurimin e bazave të të dhënave të kredive me të dhëna për përkatësinë gjinore, si dhe trajnime për të nxitur ndërgjegjësimin më të madh të nevojave të grave sipërmarrëse në kreditimin. Ndryshe, mbështetja e BERZH-it për përfaqësim më të madh të grave në biznes, përmes programit me të njëjtin emër që e zbatojnë është në disa nivele, nga qasja në financa deri te këshillimi i biznesit, zhvillimi i aftësive, njohuri dhe qasje në burime për zhvillimin e sipërmarrjes.

Të fundit