Bankat e Maqedonisë: Shtyrje të pagimit të kësteve të kreditit deri në gjashtë muaj - Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Bankat e Maqedonisë: Shtyrje të pagimit të kësteve të kreditit deri në gjashtë muaj

Shtyrja e shlyerjes së krediteve deri në gjashtë muaj, gjegjësisht jo më vonë se 30 shtator, është vendim i bankave anëtare të Shoqatës së Bankave të Maqedonisë që ua ofrojnë atë qytetarëve.

Nga Shoqata bankare, megjithatë, theksojnë se masat duke përfshirë shtyrjen e ripagimit të kredisë janë të destinuara për ata individë dhe kompani që me të vërtetë nuk mund të vazhdojnë të shlyejnë detyrimet e tyre ndaj bankave dhe kreditorëve të tjerë për shkak të ndalimit të punës së kompanive, humbje të vendeve të punës, ulje pagash, etj.

“Sigurisht që të gjithë ata që mund të vazhdojnë ta paguajnë ta bëjnë këtë. Në këtë mënyrë ata do të tregojnë solidaritet me të gjithë ata që me të vërtetë kanë nevojë për ndihmë gjatë krizës me coronavirusin”, theksojnë nga Shoqata e Bankave të Maqedonisë./Telegrafi/

Related posts

Qytetarët kërkojnë maskat të shpërndahen falas | VIDEO

Televizioni Koha

Ziberi: Do të sigurojmë pension social për çdo grua që nuk ka as një ditë pune

Televizioni Koha

LËVIZJA BESA FITON NË POROJ TË TETOVËS

Televizioni Koha

Leave a Comment