20/04/2024
10.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Banorët e Maqedonisë së Veriut më së shumti blejnë onlajn nga Mbretëria e Bashkuar, Hungaria dhe SHBA-ja

Banorët e Maqedonisë së Veriut më së shumti blejnë onlajn nga Mbretëria e Bashkuar, Hungaria dhe SHBA-ja. Nga ueb dyqanet e Maqedonisë sërish, më së shumti blehet onlajn me kartela pagesore amerikane, tregojnë të dhënat për transaksionet e realizuara gjatë vitit 2019, të publikuara në ueb faqen e Bankës Popullore.

Gjatë vitit 2019 me kartela pagesore vendore në vendet e huaja janë realizuar 3.375.597 onlajn transaksione në vlerë prej 100,3 milion euro. Me kartela pagesore të huaja në vend, janë realizuar 170.390 onlajn transaksione me vlerë të tërësishme prej 6,85 milion euro, informon Asociacioni për e-tregti në Maqedoni.

Nga shuma e tërësishme në vlerë prej 100,3 milion euro të cilat banorët e Maqedonisë gjatë vitit 2019 i kanë shpenzuar onlajn për blerje të prodhimeve nga vendet e huaja, madje 78,4 për qind e vlerës së transaksioneve janë realizuar në interes të TOP 10 vendeve ku kanë blerë, përkatësisht Hungaria, Mbretëria e Bashkuar, SHBA-ja, Holanda, Irlanda, Luksemburgu, Greqia, Gjermania, Austria dhe Spanja.

Bindshëm numër më i madh i transaksioneve me kartela pagesore vendore (gjithsej 1.294.814) janë realizuar në interes të ueb dyqaneve të cilat janë nga Mbretëria e Bashkuar.

Të dhënat zyrtare tregojnë se edhe të huajt blejnë onllajn nga ueb dyqanet e Maqedonisë. Konkretisht, në vitin 2019 nga e vlera e tërësishme e realizuar pjesa më e madhe u takon atyre që kanë kartela të SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Kanadasë, Zvicrës,…Në top 10 vendet prej ku është blerë onlajn në shtetin tonë janë edhe Bullgaria, Australia, Gjermania, Suedia, Turqia dhe Italia.

Nga aspekti i vlerës së transaksioneve, transaksioni mesatar me kartela pagesore nga vendi ndaj Mbretërisë së Bashkuar arrin 1.012,00 denarë, përkatësisht 5.268, 00 denarë ndaj Hungarisë dhe 1.115,00 denarë ndaj SHBA-së.

Kartelat amerikane kanë realizuar transaksione mesatare në vlerë prej 2.839,00 denarë ndaj ueb dyqaneve të Maqedonisë, ndërsa kartela nga Mbretëria e Bashkuar mesatarisht kanë paguar nga 2.305,00 denarë. sa/

Të fundit