25/04/2024
6.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Bashkëpunimi për mbrojtjen do të rritet, por Turqia kërkon të ndërmerren masa kundër Fetos

Me Turqinë na lidh miqësia e fuqishme që zgjat gjatë dekadave të fundit, ndërsa lidhjet në mbrojtje janë jashtëzakonisht të forta. Nga viti 1992 është ndërtuar bashkëpunim i fuqishëm edhe në ekonomi edhe kulturë, ndërsa ky bashkëpunim do të avancohet dhe do të vazhdojë mbështetja nga Turqia për vendin tonë, veçanërisht në modernizimin dhe trajnimin e Armatës së Maqedonisë Veriore, kanë konkluduar në konferencën për media pas takimit të ministres të Mbrojtjes Radmila Shekerinska, e cila sot është nikoqire e ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Turqisë, Huluisi Akar.

Ministri Akar, megjithatë paralajmëroi se struktura të organizatës të Fetos, që ekzistojnë në Maqedoninë e Veriut, i dëmtojnë marrëdhëniet e të dy vendeve dhe i sabotojnë në një farë mënyrë edhe marrëdhëniet vëllazërore që i kemi.

“I kemi emrat e disa prej më kryesorëve të organizatës terroriste, që janë ndarë mes institucioneve të dy vendeve dhe jam thellë i bindur se gjatë ditëve të ardhshme institucionet e Maqedonisë së Veriut do ta ndërmarrin masa konkrete rreth kësaj. U besoj institucioneve të Maqedonisë së Veriut”, tha mes tjerash ministri Hulusi Akar dhe shfaqi shpresën se gjatë periudhës së ardhshme do të bëjnë masa konkrete të çlirohen nga kjo organizatë terroriste.

Ministrja Shekerinska shfaqi shpresën se në të ardhmen Turqia do ta ratifikojë Protokollin për inkuadrimin e vendit tonë në NATO dhe informon se për dy muaj jo të plota nga procesi i nënshkrimit të Protokollit tashmë nëntë vende anëtare të Aleancës e kanë ratifikuar, mes të cilave vendet e para fqinje anëtare të NATO-s.

“Turqia është fqinji ynë i drejtpërdrejtë, por gjithmonë është sjellë më shumë se sa një fqinj, ishte këtu kur vendit tonë i duhej ndihmë dhe mbështetje dhe me këtë nuk e kemi harruar”, theksoi Shekerinska.

Sipas asaj, bashkëpunimi i suksesshëm në mbrojte shihet edhe në fushat më të vështira për bashkëpunim, ndërsa këto janë misionet jashtë vendit siç është në Afganistan, ku ushtarët tonë marrin pjesë në suaza kontingjentit turk, nënvizoi Shekerinska.

Për Turqinë, Republika e Maqedonisë së Veriut është jashtëzakonisht e rëndësishme, ndërsa lidhjet historike dhe kulturore janë shumë të fuqishme, deklaroi ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turqisë, Hulusi Akar, duke shtuar se shumë i rëndësishëm është anëtarësimi i vendit në NATO, ndërsa në këtë rrugë vendi i tij do të vazhdoj me mbështetje të fuqishme.

Ministrat e Mbrojtjes informojnë se shkollat e larta dhe institucionet ushtarake në Turqi deri tani kanë trajnuar mbi 1.200 pjesëtarë të Armatës. Ministri turk i Mbrojtjes i ka lavdëruar edhe ato pjesëtarë të Armatës tonë të cilët janë trajnuar në shkollat e larta, si dhe për profesionalizimin dhe gatishmërinë e të gjithëve që kanë qenë në misionet në Afganistan. sn/

Të fundit