03/12/2023
3.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Bashkëshorti i Jankulloskës: Gordana është në shtëpi, lufta për rehabilitimin e saj vazhdon

Gordana nga sot me familjen e saj, është reagimi i parë i bashkëshortit të saj Vlatko Ilievski pasi ish-ministrja Jankuloska u lirua në shtëpi me kusht pas tre vitesh e një muaji të kaluar në burgun “Idrizovë”.

Ndjenja është e mrekullueshme, të jesh në shtëpi me familjen. Në gjykatën e Strasburgut vijon lufta për rehabilitimin e saj për çështjen “Tanku”. Gordana ka edhe një rast në të cilin akuzohet, ai është rasti “Tvrdina” – shpjegon Ilievski për “Republika”.

Lirimi me kusht zgjat deri në shtator 2024 dhe ajo nuk do të kthehet në burg nëse deri atëherë nuk kryen një krim të ri.

Të fundit