23/04/2024
9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Bashkësia Energjetike e përshëndeti shpalljen e thirrjes publike për ndërtimin e termocentraleve fotovalatike në Osllomej

(MIA) – Sekretariati i Bashkësi Energjetike (BE) në ueb faqen e tij e përshëndeti shpalljen e thirrjes publike për ndërtimin e dy termocentraleve fotovaltike në hapësirën e ish minierës për qymyr në Osllomej në rrugë të partneritetit publiko-privat.

“Me këtë projekt, Maqedonia e Veriut është një shembull i shkëlqyeshëm se si minierat e qymyrit mund të transformohen dhe të ofrojnë mundësi të reja për ish-punëtorët e minierave dhe zhvillim të qëndrueshëm rajonal”, tha drejtori i Sekretariatit të Bashkësisë të Energjisë Janez Kopaç.

Në tekst thuhet se Maqedonia e Veriut ka filluar zbatimin e planeve për ndërtimin e një termocentrali fotovoltaik në vendin e minierës së qymyrit Oslomej në Kërçovë, si pjesë e përpjekjeve për të rritur burimet e rinovueshme të energjisë dhe luftën kundër ndotjes së ajrit.

Të fundit