13/10/2024
18.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

BDI adapton fushatën zgjedhore me zhvillimet e fundit në aspektin e shëndetit publik (video)

Sot kishim për qëllim të mbajmë pres konferencë të rregullt tema ishte edhe e paralajmëruar deri tek ju për rritjen e ndihmave sociale dhe pensioneve, por pas mbledhjes së mbajtur të mëngjesit në parti me Sekretariatin e arsimit dhe Sekretariatin e shëndetësisë vendosem që të ndërrojmë temën e kësaj pres konference dhe te flasim për atë që është tani ne interes e qytetarëve.

Për faktin që pas këtij takimi u vendos që BDI të adapton fushatën e vetë zgjedhore me zhvillimet e fundit në aspektin e shëndetit publik të njerëzve pas konfirmimit te rastit të parë të pacientit të infektuar me virusin korona në vend që dhe rekomandimet e organizatës botërore shëndetësore por edhe institucioneve vendore për të pasur kujdes me aktivitetet të cilat mund të zgjerojnë ose të risin përhapjen e këtij infeksioni ose kësaj sëmundje të qytetarëve me qëllim të mbrojtjes së interesit ose shëndetit të njerëzve, prandaj BDI në këtë periudhë përderisa janë në fuqi këto rekomandime të OBSH dhe institucioneve do të kufizoj aktivitetet e para fushatës zgjedhore në aspekt të takimeve që I kishim paralajmëruar dhe paracaktuar me njerëz me aktivist me qytetarë nëpër vende të ndryshme me qëllim të kufizimit mundësisë për zgjerimin e sëmundjes.

Natyrisht se Sekretariatet po i ndjekim me vëmendje të gjitha këto rekomandime dhe rekomandimet e institucioneve dhe i informojnë aktivistët por edhe shtabet tona në vend që ti adaptohen këtyre rrethanave të reja duke u nisur nga parimi se paniku është e pa nevojshme dhe e dëmshme dhe se nuk ka një arsye të tillë për shkak se janë të ndërmarra të gjitha masat për parandalimin e pasojave të sëmundjes por kujtoj se është e nevojshme që partitë politike të reflektojnë tani me aktivitetet e tyre mos ë shtojnë rrezikun nga përhapja e kësaj sëmundje dhe duam që nga këtu të ftojmë partitë politike tjera që të adaptojnë fushatat e tyre dhe mos ti ekspozojmë qytetarët në rrezik të pa nevojshëm.

A do të nënkupton kjo, se duhet ti bashkë rendohemi ose ti bashkërendojmë qëndrimet me atë se çfarë aktivitete do të ndërmarrim këtë periudhë apo secila do bën agjendën e vet partiake por duam që ti lusim që me aktivitete e tyre mos të rrezikojnë jetën dhe shëndetin e qytetarëve, prandaj e ndërruam edhe temën e pres konferencës jam këtu edhe me përfaqësuesit e Sekretariatit për arsim dhe sekretariatit për shëndetësi pran Bashkimit Demokratik për integrim për nevoja dhe informacione shtesë sa i takon aktiviteteve që ndermirën nga këto Sekretariate dhe nga këto institucionet për ta parandaluar dhe për të zvogëluar pasojat e infeksionit por edhe aktivitete që mirën nëpër shkolla.MEDIAL.MK

Të fundit