25/04/2024
5.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

BDI dhe politikanët maqedonas të ndërtojnë monument për njerëzit që ikin nga vendi, thotë analisti Atanasoski

Duke folur në temën “lapidarët dhe kryqet”, në edicionin e sotëm në emisionin “Rruga Drejtë” në Alsat, analisti politik Bllagojçe Atanasoski tha se në vend që elitat politike të ndërtojnë monumente me simbole etnike, duhet të ndërtojnë një monument për të gjithë qytetarët që janë larguar nga vendi.

“Edhe liderët politikë etnik maqedonas, veçanërisht BDI-ja dhe lideri i saj, Ali Ahmeti, nëse janë të sinqertë, do duhej, me atë që kanë bërë me politikën e tyre në 20 vitet e fundit, do të them me ironi se do duhej të ndërtonin përmendore për maqedonasit dhe shqiptarët e larguar nga ky vend, sepse largimi masovikisht ka ndodhur në 20 vitet e fundit dhe kjo nuk i ka lënë anësh as maqedonasit etnik, as shqiptarët etnik dhe përfaqësuesit e të gjitha bashkësive tjera etnike që jetojnë në Maqedoni”, tha Atanasoski./ Alsat.mk

Të fundit