24/04/2024
7.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

BDI: Drejtësia selektive ç’rrënjoset me veting

Bashkimi Demokratik për Integrim ka konstatuar situatën alarmante me aplikimin e drejtësisë selektive në vend, gjë që, me manifestimet e tyre, po e konfirmojnë së fundi edhe dy partitë më të mëdha maqedonase në vend.
Praktika e drejtësisë selektive dhe politike e instaluar ndër vite ç’rrënjosët me veting.
Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson që situata brengosëse në gjyqësor duhet të adresohet me veting të menjëhershëm, por jo vetëm tek gjykatësit dhe prokurorët por para se gjithash edhe tek politikanët.
Konsiderojmë që vetëm me Veting, gjyqësori do të kthehet në binarët e drejtësisë Joselektive, kërkesë kjo e vazhdueshme e qytetarëve tanë.
Vetingu do ta kthen besueshmërinë e qytetarëve në institucionet e vendit.
Prioritet i BDI-së mbetet parashikueshmëria ligjore, drejtësia joselektive, sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Bashkimi Demokratik për Integrim

Të fundit