23/04/2024
6.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

BDI: Gjatë vitit të kaluar ndamë 38 milion euro ndihmë financiare për më shumë se 200 projekte

Konferencë për shtyp Nefrus Çelikut:
Të nderuar qytetarë të nderuar përfaqësues të mediave,
llogaridhënia mbetet detyra më e rëndësishme e Bashkimit Demokratik për Integrim. Përveç komunikimit të përditshëm që kemi me fermerët, bujqit dhe blegtorët, ndjejmë për obligim që sot përpara jush të paraqesim një pasqyrë të shkurtër nga ajo se çfarë kemi realizuar vetëm në dy
vitet e fundit:
Bujqësia në këtë periudhë ka tërhequr vëmendjen e Qeverisë dhe rezultat i kësaj është rritja e buxhetit, implementimi i masave dhe investimeve kapitale në zonat rurale, grandet e pakthyeshme për bujqit blegtorët dhe
fermerët , ndarjen e subvencioneve në kohë. Me këtë arritëm që sektori i bujqësisë, sipas statistikave të fundit të përbën rreth 13% nga bruto prodhimi i përgjithshëm në vend.
Ajo që është me rëndësi është, që siguruam shpërndarjen transparente të subvencioneve. Deri më tani vetëm përmes Agjencionit për mbështetje financiare dhe zhvillim rural për vitin 2019 u ndanë subvencione me vlerë rreth 30 milion euro, duke përfshirë këtu rreth 60 mijë bujq, vreshtarë, blegtorë, brenda një viti kalendarik.
Ndërsa nga ana tjetër Qeveri nga fillimi i mandatit të saj deri më sot ka paguar rreth 381 milion euro subvencione si mbështetje financiare për fermerët. Agjencia për përkrahje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural do të vazhdojë me pagesën e subvencioneve në kohë për të gjithë fermerët në bazë te kalendarit për pagesa, për te gjitha kulturat dhe masat e parapara për pagesa direkte.
Me përdorimin efektiv të disa masave të parapara në Programin e Zhvillimit Rural, ne si BDI kemi patur për qëllim, zgjidhjen emergjente të problemeve të cilat kanë të bëjnë me infrastrukturën komunale dhe rrugore në zonat rurale, për të cilat Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2019-2020 ka siguruar 38 milion euro ndihmë financiare për më shumë se 200 projekte, nga këto mbi 45 projekte vetëm për komunat shqiptare, përmes Agjencia për përkrahje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural.
Një ndër misionet e bujqësisë si sektor kryesor për zhvillimin e vendit është edhe motivimi i brezit të ri për inkuadrimin në këtë sferë. Për këtë arsye ne realizuam masën për fillimin e veprimtarisë bujqësore për
bujqit e rinj. Ndërsa në vitin 2020 me ndryshimin e fundit në ligjin për bujqësi dhe zhvillim rural kjo përkrahje financiare u rrit deri në 20.000 euro për bujk.
Masa e Naftës të gjelbërt është edhe një masë në favor të zhvillimit të kësaj sfere , për të cilën u ndanë 200 milion denarë subvencione nga të cilat përfituan mbi 55 mijë fermerë. Na duhet të theksojmë se me masën e
subvencionimit të naftës deri më tani ka arritur efektin për një naftë më të lirë prej 30% për makineritë bujqësore ndërsa pritet të arrihet që kjo kosto për bujqit të ulet deri në 50%. Vetëm këtë verë, me këtë
masë , kemi kthyer tek bujqit mbi 3 milion euro dhe me këtë kemi arritur të ulim koston për vet prodhimin, që sjell fitime edhe më të larta.
Dy vitet e fundit është arritur përparim i theksuar në masat e shfrytëzuara nga Programi Ipard 2, për atë edhe jemi shpallur si vend lider joformal në rajon në shfrytëzimin e mjeteve nga Ipard programit.
Ipard Programi për shfrytëzimin e mjeteve nga EU për ndihmë në bujqësi dhe zhvillim rural ka në dispozicion 60 milion euro për mbështetjen e investimeve në mjetet materiale për ekonomitë bujqësore.
Të dhënat e fundit tregojnë se ne jemi në rrugën e duhur. Deri më tani janë lidhur 1441 kontrata për shfrytëzimin e Programit IPARD 2 me një vlerë të përgjithshme prej 32.2 milion euro.
Gjithashtu investuam në objektet kapitale të sistemeve për ujitje dhe penda akumulues që kanë për qëllim furnizimin me ujë të mjaftueshëm për ujitjen e tokave bujqësore dhe që janë segment kyç në zhvillimin e sektorit të bujqësisë, por edhe në zhvillimin e zonave rurale shqiptare.
Për këtë qëllim tani më ka filluar realizimi i projekteve respektivisht investimeve kapitale nga buxheti shtetëror për ndërtimin e hidro sistemeve, pendave, ku përfshihet Hidrosistemi Raven – Reçicë, që është projekt për ujitjen e fushës së Pollogut të Epërm dhe parasheh ujitjen e rreth 3.200 hektarë të tokës bujqësore në fushën e Pollogut, që
përfshin regjionin e Gostivarit, Vrapçishtit, Bogovinës dhe Tetovës. Realizimi i punimeve është në vijim e sipërm dhe vlera totale e projektit është mbi 15 milion euro.
Në këtë drejtim duhet të përmendet edhe projekti Penda e lumit në fshatin Sllupçan që i përket Komunës së Likovës, që është një projekt përmes së cilit parashihet të sigurohet uji i pijshëm si dhe ujitja e 5.000 hektarë tokë bujqësore me vlerë prej 13 milion euro dhe gjatë vitit 2020 pritet intensifikimi i realizimit të këtij projekti.
Ndërsa nga IPA fondet 2014-2020 janë paraparë 9.849.142 euro për ndërtimin e sistemeve të vogla, me kosto të ulët për ujitje. Sisteme të këtilla janë të parapara gjithsej në 8 lokacione, dy prej të cilave parashihen në komunat shqiptare: Tearcë dhe Kërçovë.
Duke pas parasysh që prodhimi i duhanit llogaritet si një degë strategjike e orientuar drejt eksportit, ju informojmë se procesi i blerjes së duhanit për vitin 2019, ka përfunduar brenda afatit ligjor.
Për blerja e duhanit nga korrja 2019 janë paguar rreth 26.3 milion kilogramë duhan, me një çmim mesatar blerës prej 220 denarë për kilogram të duhanit. çmim ky mesatar blerës që është çmimi më i lartë në 6 vitet e fundit nëse në të llogariten edhe subvencionet arrin në 300 denarë për kilogram duhan.
Lidhur me aspektin e përfaqësimit të drejtë në këtë sektor publik , ne si BDI brenda një periudhe dy vjeçare kemi arritur të rrisim përfaqësimin të të punësuarve shqiptar nga 16 në 18%. Gjatë ketij mandati kemi bërë përmirësimin strukturës udhëheqëse në ministrinë e bujqësisë, përmes avancimit të administratës shqiptare dhe punësimeve të reja në pozita të ndryshme, duke rritur numrin e këshilltarëve shtetëror, udhëheqësve, këshilltarëve
Të nderuar ju falënderoj për kohen që ndamë bashkë dhe për besimin që keni ndaj nesh. Me përkrahje reciproke së bashku do të vazhdojmë përsëri drejt vizionit tonë për një të ardhme më te mire dhe një jetë më cilësore. Nuk kemi mbaruar këtu, së bashku kemi për të bërë edhe më tepër.ina-online

Të fundit