28/03/2024
16 C
Tetovo

Të tjera lajme

BDI- Gostivar hapi Shtabin zgjedhor

 Bashkimi Demokratik për Integrim në Gostivar (BDI), sonte në mënyrë solemne dhe në një atmosferë entuziaste edhe zyrtarisht filloi aktivitetet zgjedhore me hapjen e Shtabit zgjedhor.

Në prani të qindra anëtarëve të BDI-së, kryetari i Shtabit komunal, Nexhati Jakupi, mes tjerash nënvizoi rëndësinë e fitores së BDI në zgjedhjet e 12 prillit, duke cituar deklaratën e liderit të BDI-së Ali Ahmeti që vota për BDI-në sjell fitore, por fitorja e BDI-së këtë herë duhet të jetë vendimtare.

“Fitorja e BDI-së kësaj radhe është e një rëndësie të jashtëzakonshme dhe si asnjëherë më parë. Ky moment na bënë ende më vigjilent pasi BDI është dhe mbetet një pikë orientimi i të gjitha subjekteve politike në vend nga të gjitha proveniencat, pasi të gjitha këto parti programet  e tyre partiake i orientojnë nga BDI dhe synojnë që të garojnë me BDI, dhe ky është fenomen që neve na bën krenarë, pasi e konfirmon forcën politike, forcën e organizatës më të fuqishme politike të shqiptarëve në vend e cila u del karshi të gjitha sfidave të kohës”, tha Jakupi.

Të pranishmit i përshëndeti edhe kryetari i degës, Bashkim Hasani.

“Sonte bashkë nga këtu do të çojmë një porosi për ata që thuan se nëse ju pëlqejmë atyre do të na hapin derën për koalicion. Ne ju themi që edhe në këto zgjedhje si në çdo herë tjetër, BDI për koalicion zgjedh popullin tonë, i cili me besimin që na jep ndër vite, na jep fuqi që të hapim shumë dyer, siç hapëm dyert e shumë ndërtesave të reja shkollore, dyer  universitetesh, dyer të sallave sportive, dyer klinikash për mjekë shqiptarë, dyer të  institucioneve për administratorët shqiptarë, dyert e institucioneve për udhëheqës shqiptarë, ndërsa ju gjersa nuk ishte BDI-ja këta dyer i mbajtët të mbyllura”, tha Hasani.

Fjalë përshëndetëse mbajti edhe nënkryetar i BDI-së, Nevzat Bejta.

“Rrugëtimi i liderit tonë, Ali Ahmeti nuk ka qenë i lehtë që të vijmë deri te kjo ditë. Rrugëtimi i tij ka qenë i gjatë për të sjellë të gjitha këto të arritura jo vetëm këtu tek ne, por edhe në Kosovë dhe në trojet e tjera shqiptare. Të gjithë janë vërsulur kundër kryetarit tonë, për shkak se ai ka bërë punë të mëdha që nuk i ka bërë dikush tjetër deri tani. Lideri jonë arriti të materializojë të gjitha aspiratat shpirtërore që ka pasur çdo shqiptar”, tha mes të tjerash, Bejta.

Hapja e shtabit zgjedhor, kaloi nën frymën e festave të 7 dhe 8 Marsit. Kryetari i shtabit, Jakupi pasi ua uroj mësimdhënësve të pranishëm 7 Marsin, dhe pjesëtareve të gjinisë femërore, 8 marsin, ftoi nënkryetaren e Forumit të Gruas së BDI-së, Vjollca Ademi, të përshëndes të pranishmit.

Duhet theksuar që në hapjen e Shtabit zgjedhor, në mesin e të pranishmëve u vërejtën shumë prurje të reja në radhët e BDI-së. f.

MEDIAL.mk

Të fundit