29/03/2024
14.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

BDI: Korridori 8-të është projekti më i madh për të gjitha komunat

Bashkimi Demokratik Integrim (BDI) përshëndet hapat e ndërmarra për
fillimin e punimeve për realizimin e projektit më të madh, Korridori i
8-të, projekt infrastrukturor i cili do të kalojë përmes Republikës së
Maqedonisë së Veriut, por që do të lidh vendet e Ballkanit Perendimor me
një infrastrukturë shumë moderne.

Lidhja të cilën do e bëj Korridori i 8-të është i rëndësisë së veçantë
pasiqë në të do të përfshihen thuajse të gjitha vendkalimet kufitare që
nga kufiri me Bullgarinë fqinje, lidhjen me Republikën e Kosovës përmes
Bllacës ku po ndërtohet një tjetër autostradë moderne, e deri në Qafë
Thanë me Republikën e Shqipërisë, duke e bërë kështu Maqedoninë e Veriut
si një urë efikase lidhëse për vendet e rajonit.

Bashkimi Demokratik për Integrim, mirëpret angazhimin e gjithë Qeverisë
për jetësimin e këtij projekti dhe konsideron se realizimi i tij do të
lehtësojë më shumë jetën e qytetarëve në vend por edhe në rajon, do të
risë zhvillimin ekonomik, do të modernizojë transportin në vend.

Projekte të tilla janë në fokus të Programit të Bashkimit Demokratik për
Integrim që përmes politikave të saj konkretizon të njejtat në jetën
reale, duke bërë kështu një jetë më cilësore për të gjithë qytetarët në
vend.

Bashkimi Demokratik për Integrim, vlerëson se Korridori 8-të përfaqëson
një mundësi të mirë për vendin, qoftë nga pikëpamja politike pasi që do
të bëj të mundur që vendi të marrë peshë të re gjeopolitike si një urë
lidhëse mes vendeve të Ballkanit.

Të fundit