19/04/2024
4 C
Tetovo

Të tjera lajme

BDI: Mësim parashkollor obligativ, çerdhe në çdo vendbanim

BDI sot përmes një konference ka premtuar se mësimi parashkollor do të jetë obligativ dhe se çdo vendbanim do të ketë çerdhe. Kjo u bë e ditur sot nga përfaqësuesja e kësaj partie Shermin Mamut.

“Emri im është Shermine Mamut. Unë jam e re në politikë e po ashtu jam e re edhe në BDI. Kështu që, më lejoni të prezantoj veten. Unë jam nënë e
2 fëmijëve, 12 dhe 2 vjeç. Unë punoj si drejtoresh në institucion privat për mbrojtje sociale të pleqve. Jam pjesë e rrjetit botëror të shkollës
së nënave ku merrem me arsimin, trajnimin e nënave dhe i ndihmoj ato në sfidat e tyre. Duke punuar nga afër me to, unë i njoh shumë mirë
problemet dhe sfidat e grave që punojnë dhe gjithashtu, problemet e sistemit tonë arsimor. Kjo është një nga arsyet kryesore që vendosa të
angazhohem në politikë dhe në BDI. Sepse unë, dua të sjell ekspertizën time dhe pasionin tim në këtë sferë dhe të ndihmoj në përmirësimin e
gjendjes në shoqërinë tonë, veçanërisht për fëmijët dhe familjet.”, theksoi Shermin Mamut.

Sipas saj, Bashkimi Demokratik për Integrim, do të prezantojë arsimin parashkollor të detyrueshëm që nga mosha katër vjeçe dhe do të
investojë në burime të konsiderueshme në ndërtimin e kopshteve dhe qendrave të zhvillimit të hershëm të fëmijëve, në çdo zonë ku nuk
ekzistojnë deri më tani.

“Duke pasur parasysh rëndësinë e zhvillimit të fëmijërisë së hershme, si parti politike, do të përpiqemi që të ofrojmë arsimim të detyrueshëm
parashkollor për fëmijët e moshës katër vjeçare, natyrisht pa ndonjë kosto shtesë për familjet. Me këtë mundësi, ne vendosim themelin mbi të
cilin do të ngritet karriera e suksesshme arsimore e çdo fëmije në vendin tonë, njëkohësisht duke u siguruar që arsimi të mos varet më nga
mjedisi gjeografik dhe social-ekonomik ku fëmijët jetojnë, dhe të sigurohemi që asnjë fëmijë nuk mbetet pa arsim përkatës të mirë. Kjo është mënyra se si ne i përgatisim fëmijët tanë që tu përshtaten kërkesave në të ardhmen dhe të sigurojnë një jetë më të mirë”, theksoi Shermin Mamut.

Të fundit