28/03/2024
14.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

BDI nuk do ta lejon Selën dhe Gashin që t’i detyrojnë shqiptarët t’ju dërgojnë byrek maqedonasve

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh keqardhje për mosfunksionimin

dhe moskoordinimin e koalicionit Sela Gashi në paraqitjet publike dhe në

qëndrimet politike.

Tendenca për dominim mbi partnerët e koalicionit dhe shfrytëzimin e tyre

për vota, njejtë si në zgjedhhet e vitit 2016 dhe 2017, vijon.

Që të dyja këto parti ishin partnerë të Bashkimit Demokratik për

Integrim dhe përkrahnin programin tonë qeverisës të dakorduar midis BDI

dhe LSDM, por kontributi i tyre ishte i papërfillshëm.

Në vend se të punojnë për qytetarët, këto parti punojnë kundër BDI.

BDI ju garanton administratorëve shqiptarë që nuk do ta lejon Selën,

Taravarin dhe Gashin që t’i detyrojnë shqiptarët t’ju dërgojnë byrek

maqedonasve në vendet e tyre të punës.

Ashtu siç i kemi krijuar këto 25.000 vende pune, ashtu edhe përkujdesemi

për secilin prej tyre sepse janë rezultat i Marrëveshjes së Ohrit dhe i

përpjekjeve shqiptare për liri dhe barazi.

 

 

Bashkimi Demokratik për Integrim

Të fundit