29/03/2024
9.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

BDI për pagat në arsim: Me dialog social mund të arrihet marrëveshje e pranuar për të gjithë

Partia në pushtet BDI nëpërmjet një kumtese për media e përshëndet marrëveshjen e arritur mes Qeverisë dhe Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK).

Nga kjo parti thonë se në kushte të krizës ekonomiko-energjetike, ata vazhdojnë me politikat e rritjes së pagave.

“Me këtë marrëveshje të arritur edhe njëherë vërtetohet se përmes dialogut social mund të arrihet deri tek një marrëveshje e pranuar dhe e kapshme për të gjithë dhe me këtë punëtorët e arsimit tashmë nga muaji shtator të kenë paga mujore më të larta për 15 për qind, rritje kjo historike”.

“Rritja e pagave mujore është në pajtim me vendimin që realizimi të fillojë nga muaji shtator derisa të gjithë të punësuarve në arsim të cilët kanë qenë pjesë e grevës, paga të ju lëshohet e plotë. Bashkë me rritjen e pagave në arsim, vazhdojmë edhe definimin e metodologjisë për rritje graduale të pagave, me çka do të mbrohet standardi i mësimdhënësve duke larguar kështu ndikimin politik nga arsimi”, thonë nga BDI për marrëveshjen me SASHK-un për rritjen e pagave./Telegrafi/

 

Të fundit