19/04/2024
5.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

BDI: Siguruam mbi 500 milionë euro për mbështetje të ekonomisë

Në konferencën për shtyp sot të mbajtur në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim,
përfaqësuesja e BDI-së dhe zëvendës ministre e financave Shiret Elezi ka prezantuar masat
e miratuara nga Qeveria e RMV-së për të ndihmuar sektorët më të prekur nga Pandemia e Covid 19 si dhe ndihma që pushteti qendror i jep qytetarëve dhe gjithë atyre që janë prekur
nga kjo krizë shëndetësore.

“Kemi siguruar mjete financiare për mbi 200 mijë të punësuar, 30 mijë kompani mikro, të
vogla dhe të mesme përfshirë këtu edhe zejtarët individual. Ndihmë prej 7 mijë denarë prej
15 deri 20.000 të papunë, 120 mijë qytetarë me të ardhura të ulëta, 100 mijë student dhe
nxënës, 50 mijë bujq, personel mjekësorë në repartet infektive për mbi 3100 të tillë si dhe
sportistët dhe artistët dhe në fund edhe për 320 mijë pensionistë”, ka theksuar kështu në
konferencën për shtyp zëvendës ministrja Elezi.

Sipas saj, qëllimi i këtyre masave është që të rimëkëmbet ekonomia vendore dhe ruajtja e
vendeve të punës.

“Qëllimi i masave është rimëkëmbja e ekonomisë vendore pas krizës shëndetësore –
ekonomike, ruajtja e likuiditetit të kompanive vendore, ruajtja e vendeve të punës, sigurimi i
mbrojtjes sociale si ndihmë për qytetarët e papunë dhe rastet sociale, përkrahja për sektorët më të prekur nga kriza e virusit Covid 19 si turizmi, hoteleria, transporti, zejtarët individual, sportistët e artistët, të punësuarit në ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme, studentët e nxënësit, stimulim për të punësuarit në sektorin e shëndetësisë, paga stabile për
administratën shtetërore si dhe pensione në kohë”, tha Elezi.

Nga ana e shpenzimeve ka shtesa për programet përkatëse të Covid 19:
– 8,9 miliard denarë të programit COVID në Qeveri për zbatimin e masave të synuara
për stimulimin e konsumit privat të qytetarëve me përqendrim në ekonominë e vendit dhe
mbështetjen e sektorit privat dhe të punëtorëve,
– 755 milion denarë për programin KOVID në Ministrinë e ekonomisë për masat për
mbështetjen e konsumit privat të qytetarëve dhe mbështetjen e sektorit e tuizmit vendor,
– 1,780 miliard denarë për mbrojtje sociale në lidhje me efektet e Covid-19,
– 350 milion denarë për Fondin e Shëndetit në kuadër të masave antikrizë për nevoja
të rritura si rezultat i Covid 19,
– financimi i sigurimit shëndetësor për grupet e cenuara,
– 120 milion denarë për Ministrinë e shëndetësisë të forcojë ambientet shëndetësore
për zbulimin e sëmundjeve duke siguruar ekspertizë teknike, pajisje laboratorike dhe
sisteme për zbulimin e rasteve në përputhje me udhëzimet e OBSH-së dhe
operacionalizimin e shtretërve shtesë,
– 455 milion denarë në Ministrinë e Arsimit të programit Covid 19 për të mbështetur të
rinjtë dhe studentët me fokus në IT dhe aftësi digjitale,
– 165 milion denarë për pagesën e mjeteve për të papunët në Agjencinë e punësimit,
– 60 milion denarë për bashkëfinancim kombëtar për një linjë të re kreditore për fazën e
rimëkëmbjes dhe ristartimin e ekonomisë vendore, e cila do të implementohet përmes
Bankës së zhvillimit.

Sipas saj, do të ofrohen kredi të volitshme përmes bankave afariste për ndërmarrjet derisa
shteti do të subvencionojë normën e interesit prej 0% si përshpejtues i proceseve në
periudhën e rimëkëmbjes së ekonomisë vendore“Banka për Zhvillim përmes bankave afariste do të ofrojë kredi të lira për ndërmarrjet. Shteti do të subvencionojë normën e interesit për t’i mundësuar Bankës për Zhvillim të ofrojë kredi me interes 0% për bankat afariste dhe në këtë mënyrë shfrytëzuesve të kredive do tu
ofrohen kredi të volitshme me interes rreth 1.5%. Masat dhe aktivitetet që do të ndërmerren do të jenë një katalizator, përshpejtues i proceseve në periudhën e rimëkëmbjes së ekonomisë vendore”, thekson për fund në konferencën për shtyp zëvendës ministrja e financave Shiret Elezi.

Bashkimi Demokratik për Integrim

Të fundit