25/04/2024
3.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

BDI: VMRO-së i pengojnë shqiptarët në krye te institucioneve të vendit

Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se reagimet e përsëritura të VMRO DPMNE-së janë tregues i qartë i qëllimit të këtij subjekti politik kundër shqiptarëve në krye të institucioneve shtetërore, pikërisht në periudhën kur vendi po shënon progres të dukshëm në proceset politike të rëndësishme për zhbllokimin e rrugës së tij drejt Bashkimit Europian, në të cilat me legjitimitet të plotë nga populli janë të angazhuar kuadrot e Bashkimit Demokratik për Integrim në bashkëpunim me partneret e koalicionit, thuhet në kumtesën e sotme të BDI-së.

Siç theksojnë nga partia blu, VMRO-së i pengon përcaktimi strategjik i BDI-së për ndërtimin e raporteve të mira me vendet fqinje prandaj dhe po tentojnë të hedhin pluhur mbi agjendën e gjelbër të tyre.

Siç shtojnë nga BDI, edhe LSDM para disa viteve vepronte në të njejtën mënyrë derisa ishte në opozitë, informon Zhurnal.

“VMRO DPMNE-së po i pengon edhe përcaktimi strategjik dhe angazhimi i BDI-së për ndërtimin e raporteve të fqinjësisë së mirë me vendet e rajonit, për thellimin e bashkëpunim ekonomik me ta, për projektet e ndërlidhjes më efikase rrugore, prandaj tenton të hedhë pluhur mbi agjendën e gjelbër të konfirmuar proeuropiane të zhvillimit të vendit përmes plasimit të akuzave të pabaza.

Këto prononcime mediatike të VMRO-së janë kopje e zbehtë e fushatës së LSDM-së para disa viteve me të njejtin vokabular dhe me të njejtin qëllim.

Projektet e realizuara dhe qasja konstuktive e kuadrove të Bashkimit Demokratik për Integrim demaskojnë demagogjine politike të VMRO-së e cila po shfaq shenja nervozizmi të pabazuar nga sukseset e kuadrove shqiptarë në udhëheqje të institucioneve dhe politikave shteterore”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Ata pohojnë se po udhëheqin politika transparente të zhvillimit me program konkret dhe të dëshmuar dhe duke qenë faktor stabiliteti.

Për VMRO-DPMNEnë, BDI ka një porosi që të mësohet dhe të pranojë realitetin e përfshirjes së shqiptarëve në mënyrë të barabartë, dhe të harojnë politikat kundër shqiptarëve, kundër NATO-s dhe BE-së.

“Bashkimi Demokratik për Integrim udhëheq politika transparente të zhvillimit të vendit, me program konkret e të dëshmuar të qeverisjes së mirë, me ekzekutiv të reformuar në aspektin kadrovik duke qenë faktor i pakontestueshëm stabiliteti.

VMRO duhet të mësohet dhe ta pranojë realitetin e pamohueshëm të përfshirjes së barabartë të shqiptarëve dhe që kohërat e politikave kundër shqiptarëve, kundër fqinjëve, kundër NATO dhe BE nuk mund të kthehen më në vendin tonë.

Është e trishtueshme të shohësh zhgënjimin e VMRO-së që i çon ata në margjinat e tolerancës shoqërore. Akuzat e pabaza, gënjeshtrat e kulluara dhe komplotet imagjinare nuk i përshtaten një partie që aspiron të udhëheqë këtë vend”, thuhet më tej në kumtesë.

NGa BDI rikujtojnë se VMRO dështoi grushtetin së bashku me Levicën, Besën dhe Aleancën dhe për këtë ata ofrojnë gënjeshtra dhe mashtrime.

“VMRO-ja pas tentativës së dështuar të grushtit të shtetit bashkë me Levicën, Besën dhe Aleancën nuk mund t’i tejkalojë emocionet e veta dhe në vend që t’u ofrojë zgjidhje dhe propozime qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, ofrojnë gënjeshtra dhe mashtrime.

Ne do të vazhdojmë të luftojmë për të mirën e qytetarëve duke ofruar cilësi më të mirë të jetës, duke inicuar programe dhe projekte që janë krijuar për të nxitur ekonominë dhe për të përmirësuar jetën e qytetarëve tanë të cilëve u shërbejmë”, thuhet në kumtesën e sotme të BDI-së.//Zhurnal.mk

Të fundit