16/04/2024
14.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

BE dhe NATO do të bisedojnë për bashkëpunim më të afërt në luftën kundër Kovid-19

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s është i ftuar në mbledhjen e nesërme të ministrave të mbrojtjes së BE-së, të dy organizatat duan bashkëpunim më të ngushtë në luftën kundër pandemisë, informojnë burime të larta diplomatike të përfshira në përgatitjen e Këshillit të nesërm të mbrojtjes së BE-së.

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, është “evidente” për BE-në, si dhe për NATO-n që të dy organizatat “po bashkëpunojnë mirë dhe mund të bëjnë më shumë”.

“Ky është qëllimi i takimit të nesërm, NATO ka njësit të vetin për koronavirusin, BE-ja ka të vetin, BE-ja ka Qendër koordinimi të ndihmës urgjente, në NATO ka ekuivalent të kësaj dhe në NATO duan të shohin se si forcat ushtarake mund t’u ndihmojnë civilëve për të menaxhuar krizën”, shpjegoi një burim i lartë diplomatik nga Këshilli i BE-së.

Në mbledhjen e nesërme, e cila do të mbahet si video-konferencë, shefi i Aleancës Jens Stoltenberg dhe shefi i diplomacisë evropiane, Zhosep Borrell do të diskutojnë në detaje për këto tema dhe do të përpiqen t’i identifikojnë fushat në të cilat BE-ja dhe NATO-ja mund të bashkëpunojnë më shumë për të parandaluar sulme hibride dhe sajber sigurisë, si dhe ushtrimeve të koordinuara paralele”, tha diplomati.

“Përfaqësuesi i lartë i BE-së me siguri do të mbështesë punë më të thelluar me NATO-n për skenarët dhe ushtrimet që të përcaktohet se sa jemi të përgatitur për t’u përballur me kërcënime hibride dhe sajber siguri”, shtoi ai. mb/

Të fundit