25/04/2024
7.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

BE-ja paralajmëroi për rrezik nga shtyrja e vaksinimit për shkak pandemisë

Bashkimi Evropian sot paralajmëroi se vendimi i disa vendeve evropiane ta shtyjnë vaksinimin e fëmijëve për shkak pandemisë me koronavirusin e ri mund të shkaktojë probleme serioze.

“Është më se e qartë se do të ketë njerëz, fëmijë, që nuk janë të vaksinuar”, tha Andrea Amon, drejtoreshë e Qendrës Evropian për parandalim dhe kontrollin e sëmundjeve (ECDC) para eurodeputetëve.

Sipas saj shumica e vendeve evropiane edhe mëtej i vaksinojnë fëmijët kundër së,mundjeve siç janë fruthi dhe paraliza e fëmijëve.

Por, paralajmëroi ajo se disa vende i kanë ndërprerë të gjitha vaksinat gjatë epidemisë.

Amon, megjithatë, nuk saktëson për cilat vende evropiane bëhet fjalë. sn/

Të fundit