28/03/2024
16 C
Tetovo

Të tjera lajme

BE: Për shkak të pandemisë së koronavirusit më pak refugjatë dhe azilkërkues

Numri i kërkesave për azil dhe i migrantëve në BE, është zvogëluar në mënyrë dramatike në katër muajt e parë të këtij viti, për më shumë se katër të pestat, tregojnë të dhënat e institucionit për azil “Easo” së BE-së.

Sipas gazetës “Velt”, e cila ka apsur mbikëqyrje në numrat jozyrtarë nga janari e deri në fund të prillit, gjithsej 164.718 persona kanë aplikuar për azil në BE, që është për 25 për qind më pak se nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Numri më i lartë i kërkesave këtë vit – 37.471 u paraqitën në Spanjë, kryesisht nga banorët e Kolumbisë, Venezuelës dhe Hondurasit.

Pastaj pason Gjermania me 33.714 azilkërkues, shumica e tyre nga Siria.

Vijon Franca me rreth 29.000 aplikime, Greqia me 21.000 dhe Italia me rreth 8.000.

Në Austri, numri mbeti relativisht i pandryshuar, me 3.700 njerëz që kërkuan azil.

Sipas “Velt”, kriza e koronavirusit ka zvogëluar edhe fluksin e refugjatëve në ishujt grekë. bs/bsh/

Të fundit