25/04/2024
7.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Befason Micotakis: Edhe unë kam vërejtje në gjuhën dhe kombin maqedonas!

Kryeministri grek Kirjakos Micotakis, ka deklaruar se kritika e tij për Marrëveshjen e Prespës nuk ka patur të bëjë me emrin e shtetit tonë, por me gjuhën maqedonase dhe me kombësinë maqedonase. Siç tha ai në një intervistë për televizionin Antena, edhe më tej beson se është bërë një gabim i madh në marrëveshje, informon Zhurnal.

Sipas tij, “këto gabime” nuk mund të përmirësohen dhe tani Greqia po tenton të vazhdojë marrdhëniet e mira me Maqedoninë.

“Greqia është burim natyror i hyrjes së energjisë drejt Ballkanit dhe gjithë Europës qendrore dhe lindore dhe kemi për qëllim maksimalisht të shfrytëzojmë rolin tonë”, thotë Micotakis

Ai theksoi se duhet të fillohet procesi inkuadrues i Maqedonisë së VEriut me Bashkimin Evropian përshkak se përmes kësaj, Greqia do të ketë mundësinë të shtyjë për zbatimin e marrëveshjes dhe të përmirësohen dobësitë eventuale aq sa lejon korniza juridike.

Maqedonia tanimë një periudhë të gjatë është nën veton e Bullgarisë për fillim të negociatave inkuadruese me BE-në. Sofja kërkon pala maqedonase të pranojë prejardhjen bullgare në identitetin dhe gjuhën maqedonase, si dhe të futë në Kushtetutë popullin bullgar që jeton në Maqedoni. Identiteti dh gjuha maqedonase janë vija e kuqe e autoriteteve maqedonase dhe besojnë se për këto gjëra as nuk është biseduar e as nuk do të bisedohet.//Zhurnal.mk

Të fundit