19/04/2024
3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Begzati: Një hap i rëndësishëm në drejtim të lehtësimit të kushteve për punësim në Zvicër

Juristi i mirënjohur shqiptaro-zviceran Lirim Begzati në një njoftim të tij për redaksinë Zhurnal bënë të ditur se në ditën e sotme, Zvicra bëri një hap të rëndësishëm në drejtim të lehtësimit të kushteve për pranim në tregun e punës të personave që vijnë nga vendet e treta (jashtë Bashkësisë evropiane), dhe ku përfshihen pra edhe vendet ballkanike, shkruan Zhurnal.mk.

Sipas tij, qeveria zvicerane propozoi një sërë masash, në mesin e të cilave kërkohet që të mënjanohen disa barriera procedurale dhe administrative për të huajt që vijnë nga shtetet në fjalë dhe që janë të interesuar të punojnë në këtë shtet. Kështu, për profesionet apo përgatitjet profesionale të cilat është vështirë me i gjetur në tregun zviceran të punës, do të mund të hapen mundësi që të fitohet sadopak më lehtë një leje qëndrimi dhe pune.

“Sipas masave të propozuara, për pranimin në punë të personave nga shtetet e treta, nuk do të kërkohet që të bëhen të gjitha verifikimet (siç ndodh tani) për me u siguruar paraprakisht se a janë shfrytëzuar të gjitha potencialet ekzistuese në tregun e brendshëm zviceran të punës.

Kurse sa iu përket përgatitjeve profesionale, nuk do të kërkohet nga kandidatët që të posedojnë domosdoshmërish ndonjë përgatitje apo kualifikim të lart shkencor apo akademik.

Njoftohet se masat në fjalë do të mund të implementohen deri kah fundi i këtij viti.

Është me rëndësi me e kuptuar edhe atë se është tejet vështirë sot të dihet saktësisht se si do të reflektohen këto masa në planin praktik.

Me fjalë të tjera, me siguri se tani pritet edhe etapa e radhës ku do të definohen dhe qartësohen më mirë fushat e ekonomisë të cilat do të mund të absorbojnë më lehtë punëtorë nga vendet e treta, në përputhje me masat e propozuara.

Diçka është sot e sigurt; propozimi i qeverisë zvicerane paraqet një sinjal të qartë i cili synon ndryshimin e një gjendje, duke çuar kështu në drejtim të disa lehtësimeve të rëndësishme në dobi të personave që vijnë nga vendet e treta.

Sa për ilustrim, rikujtojmë faktin se sipas rregullave të tanishme, mund të nxjerrin një leje pune vetëm disa kategori profesionistësh të cilët posedojnë kompetenca të larta profesionale dhe shkencore, për shembull, ekspertët e ndryshëm të fushave të ekonomisë për të cilët shteti zviceran ka një nevojë të madhe.

Dispozita e tanishme ligjore që i kushtohet kësaj çështje (neni 23 i Ligjit për të huaj), thekson posaçërisht ate se do të mund të përfitojnë nga kjo rregulle pranimi vetëm ato persona të huaj të cilët janë bartës të një përgatitje apo statusi profesional si vijon: kuadrot, specialistët dhe punëtorë të tjerë të kualifikuar, investitorët dhe shefat e ndërmarrjeve të cilët, jo vetëm do të hapin një ndërmarrje por edhe do të krijojnë edhe vende pune, personalitetet e shquara të fushës shkencore, kulturore dhe sportive, personat të cilët posedojnë njohuri apo kapacitete specifike profesionale dhe poqë së pranimi i tyre në tregun e punës përputhet me një nevojë sidomos ekonomike të vendit,…

Është pikërisht kjo rregull ajo e cila do t’iu nënshtrohet disa ndryshimeve sipas masave të ditës së sotme të propozuara nga qeveria zvicerane.”, thuhet në njoftimin e Begzatit, përcjell Zhurnal.mk

Të fundit