20/04/2024
3.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Bëhen përgatitje për hapje të kopshteve nën protokolle të veçanta

Zëvendëskryeministrja e Qeverisë e obliguar për Çështje Ekonomike, Milla Carovska, deklaroi se testimi i kuadrit të kopshteve nga Kovid-19 është pëgatitja për vendosje graduale në funksion të këtyre institucioneve.

“Nëse fillojmë t’i lirojmë të gjitha kapacitetet, ekonomike, me të vërtetë kopshtet duhet ngadalë të vendosen në funksion, jo me kapacitet të plotë, jo me numrin e fëmijëve të cilët paraprakisht i kemi pasur, por gjithsesi me protokolle të veçanta”, tha Carovska mysafir në emisionin “Programi 200” në televizionin Alsat.

Ajo, siç kumtoi kabineti i saj, theksoi se funksioni mbrojtës i kopshteve gjithesi në një pjesë nuk është vetëm arsimor dhe edukativ, por edhe servis i cili u ndihmon prindërve të mund t’i realizojnë detyrat e tyre të punës.

“E dini se Qeveria solli masa me të cilat liroi një pjesë të prindërve nga vendi i tyre i punës, që të mund të kujdesen për fëmijët, si zëvendësim i servisit-kopsht. Por, nëse fillojmë t’i lirojmë të gjitha kapacitet ekonomike, me të vërtetë kopshtet duhet të vendosen në funksion. Një nga hapat është testimi i të punësuarve”, sqaroi zëvendëskryeministrja Carovska.

Sipas saj, si shoqëri, në përgjithësi deri tani ballafaqohemi mirë me gjithë këtë situatë, ndërsa qytetarët në masë të madhe i respektojnë masat për mbrojtje dhe parandalim. sa/

Të fundit