18/04/2024
7.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Bëhet sistemimi i tretë i qelizave amë nga një donator i vendit për pacientë të vendit tjetër

Nga Instituti për Mjekësi të Transfuzionit informojnë se në dy ditët e kaluara është bërë koleksion i qelizave amë hematopoietike nga një donator vullnetar nga vendi ynë, i cili dhuron për një pacienti të panjohur nga Republika e Bullgarisë. Donatori bazuar në pajtueshmërinë HLA u zgjodh nga Regjistri i RMV-së së donatorëve të qelizave amë në Institutin e Imunobiologjisë dhe Gjenetikës Humane i cili është pjesë e Regjistrit botëror të donatorëve, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

“Kjo është hera e tretë kur një donator nga Maqedonia e Veriut dhuron për një pacient nga vend tjetër. Qelizat përdoren për transplantim të palcës së eshtrave te pacientët me sëmundje hematologjike. Do të doja të shpreh mirënjohjen time për guximin, altruizmin dhe humanizmin e dhuruesit që pranoi pa hezituar të dhurojë qeliza amë. Me këtë akt, ne shpëtojmë jetë njerëzore. Ne shpëtojmë jetën e të dashurve tanë, të afërmve, miqve. I uroj pacientit nga Bullgaria, shërim të shpejtë”, deklaroi drejtori i Institutit, Sadulla Useini.

Çdo i rritur i shëndetshëm në mes moshës 18 dhe 50 vjeç mund të dhurojë palcën e eshtrave në Institutin e Imunologjisë dhe Gjenetikës Humane. Duke ngritur ndërgjegjësimin për njerëzimin, solidaritetin dhe regjistrimin në Regjistrin kombëtar të donatorëve, çdo qytetar mund të ofrojë për të shpëtuar jetë njerëzore duke dhuruar palcë kockore, qëndron në kumtesë. bs/

Të fundit