Lajmi i Ditës Maqedoni

Bejta: Parlamenti dhe Qeveria flasin Shqip, edhe Presidenca do të frymon Shqip

Në mbledhje me kryesinë e degës, Forumit të Grues, Forumit Rinor dhe kryetarët e Këshillave Vendore të Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar, Kryetari i degës dhe njëherit nënkryetar i BDI-së, z. Nevzat Bejta, para të pranishmëve foli mbi rëndësinë e Zgjedhjeve Presidenciale të 21 Prillit.

Bejta deklaroi që Maqedonia e Veriut ka hyrë në një etapë të re të historisë, miratimit të ligjit për gjuhën Shqipe, Marrëveshjes së Prespës, si dhe ndryshimeve kushtetuese që çuan në ndërrim e emirt të shtetit dhe që garantojnë integrimin e vendit në NATO dhe BE.

“Jemi në një faqe të re të historisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Zgjodhëm Kryetar të Parlamentit bashkëvendasin tonë, z. Talat Xhaferi. Me miratimin e ligjit për gjuhën Shqipe, Parlamenti dhe Qeveria flasin edhe Shqip. Me zgjedhjen e kandidatit të përbashkët për President, z. Stevo Pendarovski, edhe Presidenca do të frymon Shqip”, deklaoi Bejta, duke shtuar që ndryshimi i emrit mundësoi hapjen e rrugës drejt NATO-s, me shpresë që në Qershor Maqedonia e Veriut do të hap bisedimet për inkuadrim në Bashkimin Evropian – BE.

“Kandidati për President i shumicës qeveritare ka orinetim të qartë pro-perëndimor. Qasja e qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut është në sinkronizim të plotë me politikën Evropiane dhe SHBA-ve. Kemi një politikë të qartë. Vota për Stevo Pendarovskin është votë kundër ndikimit rus në vendin tonë. Kandidat shqiptar është dëshmuar në ciklet e kaluara zgjedhore që nuk mund të zgjidhjet President i shtetit, prandaj, votat nuk duhet të humbin peshë dhe që në rrethin e parë duhet të mbështetet kandidati i përbashkët për President, me qëllim që të mos i jepet asnjë mundësi ndikimit të qarqeve të erëta në Maqedoninë e Veriut”, tha Bejta, duke apeluar që të mos eksperimentohet në asnjë mënyrë me votën shqiptare.

Në mbledhje, struktura e partisë dhe popullata vendase u ftua që të enjten (nesër) nga ora 9 deri në ora 17 në njësinë rajonale të Komisionit Komunal Zgjedhor në Gostivar, të paraqiten për të nënshkruar në përkrahje të kandidatit të përbashkët për President. z. Stevo Pendarovski.

Kujtojmë, që sonte në mbledhjen e kryesisë së degës, në mënyrë unanime për Kryetar të Shtabit Komunal Zgjedhor të degës së BDI-së në Gostivar, u zgjodh nënkryetari i degës, z. Bashkim Hasani.

Related posts

Maqedoni, 13 të sëmurë nga fruthi, një fëmijë dhe një i rritur në gjendje të rëndë

Televizioni Koha

Në këtë shtet të Evropës mund të paguheni 2000 euro pa punuar!

Televizioni Koha

Ky është punëtori 33 vjeçar që humbi jetën në Tetovë

Televizioni Koha

Leave a Comment