19/04/2024
7.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Bekteshi: Masat po japin rezultat, trendi i uljes së inflacionit vazhdon, kemi çmimet më të ulëta të ushqimeve dhe produkteve të naftës në rajon

Të dhënat e fundit të Entit Shtetërorë të Statistikave për koston e jetesës dhe çmimet e shitjes me pakicë në muajin prill konfirmojnë angazhimet e Qeverisë dhe Ministrisë së Ekonomisë në fushën e masave për përballimin e inflacionit, veçanërisht në çmimet e produkteve ushqimore bazë. Trendi i uljes së inflacionit vazhdon dhe në prill ka zbritur në 13%, tha ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në konferencën e sotme për media në Qeveri.

Sipas ministrit Bekteshi, nëse e krahasoni me inflacionin në tetor kur qeveria filloi të merrte masa për përballimin e krizës së çmimeve, vërehet se ka një ulje të inflacionit me mbi 7%.

“Gjëja më e rëndësishme që janë marrë masat nga Ministria e Ekonomisë është menaxhimi i çmimeve të produkteve ushqimore bazë dhe të dhënat e publikuara sot nga Enti Shtetëror i Statistikave tregojnë se masat po japin rezultat. Vetëm nga muaji mars në prill, krahasuar, rritja e shpenzimeve në sektorin e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike për një muaj është ulur me 5.2%. Sot duhet të jemi krenarë që Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të produkteve ushqimore bazë dhe derivateve të naftës, krahasuar me vendet e rajonit. Edhe pse derivatet e naftës janë produkte të bursës, çdo qeveri ka hapësirë të ndikojë në përcaktimin e çmimeve, veçanërisht në fushën e politikave fiskale ku përfshihen akcizat, TVSH-ja dhe detyrimet e tjera doganore. Kemi hapësirë për të marrë vendime të tilla për të amortizuar çmimet e larta”, tha ministri Bekteshi.

Lidhur me çmimet e produkteve ushqimore, ministri theksoi se masat dhanë rezultate, edhe në pjesën e kontrollit të zinxhirit tregtar, jo vetëm në aspektin e ngrirjes.

“Vetëm nga tetori 2022 deri në fund të prillit të këtij viti kemi ulje të çmimeve të produkteve ushqimore për 14.7 për qind, që është një ulje më e madhe se rritja e pagave në këtë periudhë në vendin tonë”, tha ministri Bekteshi.

Siç theksoi ministri, sa i përket çmimeve të produkteve ushqimore, Ministria e Ekonomisë do të vazhdojë konsultimet e rregullta me odat ekonomike dhe shoqatat dhe me organizimin e konsumatorëve për të hartuar masa për mbrojtjen e standardit të qytetarëve.

Të fundit