29/03/2024
14.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Bekteshi: Në pakon e pestë ekonomike do të ketë kredi pa interes

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, mbrëmë në TV21 tha se së shpejti do të miratohet edhe pako e pestë ekonomike, për rimëkëmbje pas pasojave nga pandemia.

Bekteshi tha se në pakon e pestë të masave ekonomike, do të ketë kredi pa interes.

“Qeveria ka kontribuuar në ruajtjen e likuiditetit të ndërmarrjeve me të gjitha masat e deritanishme duke shtuar se vendet e punës janë ruajtur me subvencionimin e pagave”, tha Bekteshi.

Ndërsa Elmi Aziri nga ASH tha se Qeveria ndihmoi me rreth 1.2 miliardë euro, por shumica e atyre fondeve tha se janë marrë si hua dhe përfundimisht qytetarët do të duhet t’i paguajnë ato dhe efekti i masave nuk është i rëndësishëm.

Të fundit