20/04/2024
10.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Bekteshi: Nuk ka vend për panik, ushqim ka mjaftueshëm, qytetarët të mos bëjnë turma dhe të blejnë në mënyrë të arsyeshme

Nuk ka vend për panik. Të gjitha supermarketet dhe distributorët kanë rezerva të mjaftueshme, veçanërisht prodhimet kryesore. Na mbetet të jemi të ndërgjegjshëm dhe të kujdesemi për shëndetin e qytetarëve, por edhe të punësuarit në markete, bëri të ditur ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi pas takimit të sotëm të punës me pronarët e supermarketeve më të mëdha.

“Ka dyndje në markete. U bëj thirrje qytetarëve në mënyrë të arsyeshme të blejnë, ndërsa marketet të hartojnë plane që t’u dalin në ndihmë konsumatorëve”, theksoi Bekteshi.

Në takimin në Ministrinë e Ekonomisë ishin edhe distributorët, si dhe drejtori i Inspektoratit të Tregut.

Qeveria në seancën e mbrëmshme mori Vendim për ngrirjen e çmimeve të produkteve kryesore: bukës, kripës, vajit, qumështit dhe produkteve të qumështit, vezëve, miellit, mishit, makaronave, ilaçeve dhe dezinfektuesve në ditën e shpalljes së pandemisë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), përveç atyre që ka dëshmi se janë rritur faturat hyrëse. Ky Vendim, siç u njoftua, hyn në fuqi ditën tjetër pas publikimit në “Gazetën Zyrtare” dhe është miratuar me qëllim që të mos keqpërdoret situata aktuale në treg, si dhe të mbrohen konsumatorët në kushte të kërkesave të rritura për shkak të gjendjes me koronavirusin. ar/

Të fundit