29/03/2024
9.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Bekteshi: Opozita me bllokimin e Kuvendit rrezikon 50 mijë vende pune

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në Click Plus vlerësoi se nuk është e arsyeshme bllokimi i ligjeve në Kuvend nga ana e opozitës që janë në interes të qytetarëve.

Bekteshi tha se edhe BDI në të kaluarën i ka përdorur mekanizmat e tilla, por që kjo sipas tij, ka qenë në interes të qytetarëve.

“Për disa ligje nuk e shoh të arsyeshme të bllokohen ligjet që janë në interes të sipërmarrësve dhe drejtpërdrejt në ruajtjen e vendeve të punës. BDI në të kaluarën i ka përdorur këto mekanizma, por për ligje që nuk është pajtuar me propozimet nga institucione të ndryshme. Nuk e shoh të arsyeshme të bllokohet ligji për mbështetje financiare të punonjësve në sektorin privat”, tha Bekteshi.

Ai gjithashtu tha se me bllokimi e ligjeve po rrezikohen 50 mijë vende pune.

Të fundit