28/03/2024
11.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Bekteshi: Për BDI-në prioritet është përballja me pandeminë, ndërsa jemi të gatshëm edhe këtë javë po të ketë zgjedhje

Ministri i Ekonomisë dhe funksionar në Qeveri nga radhët e BDI-së, Kreshnik Bekteshi në pyetjen e gazetarëve për datën për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare që u shtynë për shkak të krizës me Kovid-19 thotë se për partinë është prioritet përballja me pandeminë, jemi të gatshëm edhe këtë javë të ketë zgjedhje, por se vendim zyrtar mund të pritet për një kohë të shkurtër për shkak të paralajmërimit të takimit të liderëve.

“Për BDI-në momentalisht prioritet është të përballemi me pandeminë e Kovid-19. Për zgjedhjet sa i përket BDI-së dhe përfaqësuesve të tjerë të BDI-së tashmë janë prononcuar. Për ne momentalisht prioritet është të përballemi me pandeminë Kovid-19. sa i përket datës së zgjedhjeve si gjithmonë BDI-ja është e gatshme edhe këtë javë të ketë zgjedhje, por gjithsesi se ky do të jetë vendim përfundimtar, i cili do të merret mundet edhe për një periudhë të shkurtër duke pasur parasysh se tashmë është paralajmëruar edhe takim i liderëve”, tha Bekteshi, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp për masat e Qeverisë për ndihmë të ekonomisë për shkak të krizës shëndetësore – ekonomike.

Bekteshi e përsëriti qëndrimin se nuk duhet të ketë shkurtim të pagave të administratës për shkak të krizës. Ai theksoj se të dhënat për të ardhurat në Buxhet janë sipas skenarit të volitshëm dhe se hartohen edhe masa të reja.

“Kemi rast t’i shohim edhe të dhënat e fundit sa i përket skenarëve dhe të ardhurave në Buxhetin e shtetit, do të thotë momentalisht po lëvizim në skenarin e volitshëm, por duhet të merret parasysh njëkohësisht se ne tashmë krijojmë masa të reja dhe që ta nxisim konsumin nëse ai është konsum privat apo shtetëror. Gjithsesi ne nuk duhet të bëjmë shkurtime të këtilla sipas parashikimit tim, por të tentojmë në mënyrë shtesë t’u japim mjete qytetarëve qoftë në sektorin privat apo publik. Në këtë drejtim për momentin punojmë edhe si Ministri e Ekonomisë, por njëkohësisht edhe si ekip i ekspertëve në Qeveri”, tha Bekteshi. ar/

Të fundit