28/03/2024
9.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Bekteshi: Po bëjmë përpjekje të dalim nga kjo situatë me pasoja sa më të vogla

Ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi njoftoi për masat ekonomike që Qeveria ka miratuar gjatë mbledhjes së djeshme.

“Ministria e Ekonomisë intensivisht po punon në masat për ballafaqim me koronavirusin ose Covid -19, me qëllim që t’ju ndihmojmë kompanive të cilat gjatë kësaj kohe po punojmë me shumë vështirësi, ose nuk punojnë fare. Por t’ju ndihmojmë edhe qytetarëve që të dalim nga kjo situatë me sa më pak pasoja”, tha Bekteshi derisa njoftoi për masat që qeveria ka miratuar gjatë seancës së djeshme.

“Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë qeveria solli vendim për heqjen e shkallës doganore për 13 prodhime mjekësore të cilat importohen në pjesën e materialit harxhues. Me këtë vendim 100 për qind hiqet dogana për maska, doreza, sapunë, detergjente dhe materiale tjera për parandalim të koronavirusit”, tha Bekteshi, sipas të cilit kjo masë do të vlej gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme.

Bekteshi gjithashtu njoftoi se qeveria mbrëmë ka plotësuar vendimin për ngrirjen e çmimeve dhe krahas çmimeve të artikujve ushqimorë, do të ngrihen edhe çmimet e materialit mjekësorë siç janë maskat, dorezat dhe të tjerë.

“Qëllimi i kësaj mase është që të kthehen çmimet sikurse para shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme”, tha Bekteshi.alsat.m

Të fundit