21/05/2022
24.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Bela: Si mjekët si profesionet e tjera kanë nevojë që të marrin shpërblimin e punës të cilën e kryejnë

Ekonomisti Bunjamin Bela, në “Rruga Drejt”, ka thënë se çështjet ekonomike kanë qenë indikator i zëshëm i migrimeve, shkruan Alsat.

Ai po ashtu ka theksuar se si mjekët si profesionet e tjera kanë nevojë që të marrin shpërblimin e punës të cilën e kryejnë.

“Në përgjithësi fenomeni i migrimeve në të gjithë botën është mjaft i diskutueshëm dhe sipas hulumtimeve dhe raporteve shihet se diku prej 160 vendeve të hulumtimit, ka 700 milionë njerëz që kryejnë këtë lloj të migrimeve. Në vendin ku jetojmë, qoftë mjekët qoftë profesionet tjera, kanë nevojë që të marrin shpërblimin e punës të cilën e kryejnë. Shohim se zakonisht çështjet ekonomike kanë qenë indikator i zëshëm i këtyre migrimeve”, ka thënë Bela.

Në emisionin “Rruga Drejt”, sonte po zhvillohet debati në lidhje me ikjen e personelit shëndetësore nga vendi, ku sipas një mesatareje, rreth 100 mjek në vit largohen nga Maqedonia e Veriut./ alsat.mk

Të fundit