Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/content/95/6740595/html/wordpress/index.php:3) in /home/content/95/6740595/html/wordpress/wp-content/themes/pennews/functions.php on line 254
Benzinat nga mesnata shtrenjtohen për 3,5 denarë - Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Benzinat nga mesnata shtrenjtohen për 3,5 denarë

Çmimet e derivateve të naftës do të rriten për tre denarë e gjysmë nga mesnata, vendosi Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 do të jetë 54 denarë një litër, EUROSUPER BS-98
do të shitet me çmim prej 56 denarëve për një litër, ndërsa çmimi me pakicë i dizelit do të jetë
45.50 denarë një litër.

Është rritur gjithashtu edhe çmimi i naftës ekstra i lehtë për amvisëri për 2.5 denarë, kështu që çmimi i ri i tij do të jetë 33,50 denarë për litër. Çmimi me pakicë i mazutit rritet për 2.026 denarë për kg në krahasim me çmimin e javës së kaluar, i cili do të shitet në shtatë ditët e ardhshme me çmim prej 18,169 denarë për kg.

Me vendimin e i ri kryhet rritje e çmimit të shitjes me pakicë të derivateve të naftës në mesatare prej 8.51 përqindëve, që sipas KRRE i përket rritjes së derivateve të naftës në tregun botëror.

“Javën e kaluar në tregun botëror u regjistrua rritja e çmimeve të referencës për të gjithë derivatet e naftës, ndërsa një pjesë e tyre u rritën përafërsisht për 50 për qind. Tregu reagon ndaj prodhimit të zvogëluar si rezultat i vendimit të takimit të fundit të OPEK, në të cilën u konkludua që të kufizohet prodhimi i naftës së papërpunuar, me çka praktikisht bëhen përpjekje që të fillohet me balancimin e ofertës dhe kërkesa e tregut me naftë të papërpunuar. Megjithëse tregu reagon ndaj uljes së prodhimit, çmimet e derivateve të naftës janë akoma nën nivelin e çmimeve të derivateve të naftës që i kemi pasur vitin e kaluar, thotë kreu i KRRE”, Marko Bislimoski.

Related posts

Coronavirusi, Komuna e Vrapçishtit identifikon 19 persona të ardhur nga zonat e rrezikut

Televizioni Koha

Sugareski: Nëse është e nevojshme do të ndalohet lëvizja mes qyteteve dhe fshatrave

Televizioni Koha

Personat e vaksinuar me dy doza vaksine antiCOVID do të pajisen me certifikatë

Televizioni Koha

Leave a Comment