16/04/2024
12.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Bërns: Populli në Maqedoninë e Veriut jep mbështetje të jashtëzakonshme për Ukrainën

Ambasadorja e SHBA-së në Shkup, Kejt Meri Bërns në ClickPlus në TV21 theksoi se qytetarët e Maqedonisë së Veriut po japin mbështetje të jashtëzakonshme për popullatën ukrainase. Bërns thotë se është për t’u admiruar qëndrimi i palëkundur i lidershipit politik.

“Gjëja e parë që pamë nga populli i Maqedonisë së Veriut ishte mbështetja e jashtëzakonshme për popullin ukrainas. Të gjithë që shikojmë televizion jemi të mahnitur nga forca dhe guximi i ukrainasve. Mendoj se ka mbështetje të sinqertë dhe të gjerë për atë që po bëjnë ukrainasit, luftën e tyre për liri dhe demokraci. Mendoj se kjo është diçka që njerëzit nga Maqedonia e Veriut dhe rajoni e kuptojnë vërtet. Më bën përshtypje që qytetarët dhe lidershipi politik mbajtën qëndrim të prerë për këtë çështje dhe e morën shumë seriozisht”, tha mes tjerash Bërns.

Të fundit