Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/content/95/6740595/html/wordpress/index.php:3) in /home/content/95/6740595/html/wordpress/wp-content/themes/pennews/functions.php on line 254
BERZH-i me kredi 4 milion euro, BE vijon me inkurajimin e konkurrencës së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në RMV - Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

BERZH-i me kredi 4 milion euro, BE vijon me inkurajimin e konkurrencës së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në RMV

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) në Maqedoninë e Veriut do të kenë mundësinë të përfitojnë 4 milionë Euro për t’i ndihmuar ato të bëhen më konkurruese, falë një kredie të re nga BERZH për Ohridska Bankën, transmeton Portalb.mk.

NVM-të, siç informojnë nga Delegacioni i BE-së në Shkup, mund të përfitojnë gjithashtu asistencë teknike, përfshirë mbështetje praktike nëpërmjet programit të këshillimit për bizneset nga BERZH. Pas përfundimit me sukses të investimit të tyre, bizneset gjithashtu do të kualifikohen për një grant shpërblimi në formën e kthimit të rreth 15 për qind të shumës totale të kredisë, financuar nga Bashkimi Evropian (BE).

Kredia për Ohridska Banka është pjesë e Programit të Mbështetjes për Konkurrencës së NVM-ve në Ballkanin Perëndimor, për të cilën BERZH ofron hua ndërsa BE kontribuon me pagesa në formën e stimujve dhe asistencë teknike. Qëllimi i këtij programi është të ndihmojë NVM-të të modernizojnë aktivitetet e tyre dhe të përfitojnë nga mundësitë e tregtisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë në tregun Evropian.

“Po rrisim mbështetjen tonë ndaj NVM-ve vendase në Maqedoninë e Veriut duke nënshkruar një linjë të re kredie me Ohridska Banka për të përmirësuar aksesin në financim dhe këshillimin e strukturuar për NVM-të. Së bashku me BE-në, nëpërmjet Programit tonë shumë të suksesshëm të Konkurrueshmërisë për NVM-të, kemi ofruar tashmë mbështetje për më shumë se 120 NVM me një financim total prej më shumë se 30 milionë EUR dhe shpresojmë që shumë më tepër biznese do të përfitojnë nga kjo mundësi”, tha Andi Aranitasi, drejtor i BERZH-it në Maqedoninë e Veriut.

Kreu i Bashkimit Evropian, Ambasadori David Geer, u shpreh se aksesi në financim është i domosdoshëm për rritjen dhe zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM-të) në Maqedoninë e Veriut.

“Kjo mbështetje është pjesë e përpjekjeve tona të vazhdueshme për të promovuar një klimë pozitive biznesi për NVM-të, duke nxitur kështu krijimin e vendeve të reja të punës dhe rimëkëmbjen ekonomike”, deklaroi Geer.

Nina Nedanoska, Presidente e Bordit të Ohridska Banka AD në Shkup tha:

“Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje kredie ne vazhdojmë të mbështesim NVM-të duke ofruar akses në financim dhe mundësi për investim në modernizim, zhvillim dhe rritje, sidomos gjatë këtyre kohërave sfiduese. Kombinimi i huave me grante të financuar nga BE, ka treguar se është një mjet i mirë për të inkurajuar NVM-të të bëhen më konkurruese si në tregun vendas ashtu edhe në atë të huaj, duke ofruar njëkohësisht një ndikim pozitiv në ekonominë e vendit. Shpresojmë që partneriteti i vazhdueshëm me BERZH-in do të ndihmojë në rritjen e suksesit të bizneseve vendase si dhe do të rrisë potencialin e sipërmarrjes.”

BERZH është investitor kryesor institucional në Maqedoninë e Veriut. Deri më sot, Banka ka investuar 2.14 miliardë Euro përmes 145 projekteve në vend, duke u përqendruar në zgjerimin e sektorit privat vendas, promovimin e integrimit rajonal dhe ndërkombëtar dhe përdorimin e qëndrueshëm të burimeve në vend.

Related posts

Sot është Dita ndërkombëtare e zjarrfikësve në RMV

Televizioni Koha

Shtetas të Maqedonisë vaksinohen kundër Covid-19 në Beograd

Televizioni Koha

Çerdhet në Maqedoni: 33 fëmijë dhe 109 punonjës janë infektuar me COVID-19

Televizioni Koha

Leave a Comment