Kryetarja e Gjykatës së Lartë, Besa Ademi, nuk do të paraqitet në Këshillin Gjyqësor, ku është thirrur për shkak të shkrimeve publike se po bëhen presione politike ndaj gjyqtarëve, ndërsa pretendimet e saja t’i sqarojë përmes një deklarate.
Më herët Këshilli Gjyqësor njoftoi se është e shqetësuar për shkak të akuzave për presion ndaj gjykatësve më të lartë në vend.
“Ditëve të fundit në media janë publikuar disa shkrime për presione politike ndaj gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, reagime të partive politike, si dhe intervistën e kryetares së kësaj gjykate, Besa Ademi, e konsiderojmë të nevojshme të informojmë publiku se ushtrimi i mundshëm i presioneve ndaj gjyqtarëve të çdo lloji, është i papranueshëm dhe tejet shqetësues”, theksojnë nga Këshilli Gjyqësor.
Takimi i punës ishte caktuar për sot në orën 11:00 në hapësirat e Gjykatës Kushtetuese.zhurnal