29/03/2024
9.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

BESA ja kur do të vendos për koalicionimin me LSDM?!

Lëvizja Besa sonte ka thirrur mbledhje të kryesisë qendrore në format të zgjeruar për të diskutuar për ofertën e LSDM-së për koalicionim parazgjedhor për zgjedhjet e 12 prillit, shkruan Gazeta Express.

Të dy partitë e kanë konfirmuar se janë në bisedime për koalicion, duke mos dhënë shumë detaje për pozicionimet në listat zgjedhore. Nëse ndodh kjo, do të jetë koalicioni i parë parazgjedhor në zgjedhjet parlamentare në mes një partie nga blloku maqedonas dhe një partie shqiptare. Nga Lëvizja BESA nuk zbulojnë detaje se çfarë përshin marrëveshja, por thonë se gjithçka do të jetë transparente dhe në interesin e shqiptarëve. Sa i përket numrit të deputetëve dhe përfshirjes së kandidatëve në lista nëpër njësi, Lëvizja BESA do të jetë e fokusuar në njësinë 1,2, 5, 6. Por theksi i veçantë do të jetë në njësinë e 6 zgjedhore ku do të prijë kryetari i kësaj partie, Bilall Kasami. Lidhur me kalkulimet për mandate fituese, në koluaret jozyrtare brenda kësaj partie flitet se Lëvizja BESA pritet të fitojë 4 deri në 5 mandate deputetësh në kuadër të këtij koalicioni. (INA)

Të fundit