16/04/2024
19.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Besa: Qeverisja e re s’ka të bëjë me integrimet

Për zhvillimet e fundit në Kuvend reagoi edhe lëvizje Besa. Në një komunikatë të partisë së Kasamit thuhet: “Se si do te jetë shumica e re qeverisëse kur për të votuar rendin e ditës për qeverinë e re, ata mbështeten në votat e “Levicës”, e kemi të qartë se qeverisja e numrave nuk ka të bën aspak me procesin euro-integrues por ka të bën me pazarin e përfitimeve grupore të disa individëve që udhëheqin me subjektet politike që tashmë formojnë shumicën e te qeverisëse.

Edhe njëherë u dëshmua se pozicionimi politik i Lëvizjes BESA ka qenë i drejtë në gjithë këtë periudhë kohore dhe ne kemi dëshmuar se qeverisja dhe politika duhet të mbështetet mbi parime të qarta dhe jo mbi pazare të ulta politike si po shohim këtyre ditëve nga aktorët politik qe nuk kanë legjitimitet.

Qeveria ka humbur legjitimitetin dhe gjitha tentimet për të mbajtur në jetë qeverisjen LSDM-BDI janë thjesht kalkulime numrash dhe jo kalkulime strategjike për të ardhmen e vendit”.

Të fundit