29/03/2024
18.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Besimi: Do të shtohen kontrollet kundër ekonomisë së zezë

Ekonomia e zezë, e cila zë rreth 37% të prodhimit të brendshëm bruto, mund të shtypet vetëm përmes masave që do të kontribuojnë që rreziku i operimit brenda zonës së zezë të jetë më i lartë se rendimenti, tha Ministri i Financave Fatmir Besimi në debatin për buxhetin 2021 në servisin publik.

“Ajo që duam të arrijmë, në terma ekonomikë, quhet të rrisim koston oportune të ekonomisë së zezë, do të thotë që rreziku për ekonominë e zezë të jetë më e madhe se rendimenti i ekonomisë së zezë. Me masat do të ulet rendimenti, sepse në ekonominë formale është më lehtë të punosh. Me forcimin e kontrolleve, do të krijohet vetëdije se mund të humbasë shumë më tepër sesa mund të fitojë”, thotë Besimi.

Besimi përmendi dixhitalizimin si masa për të luftuar ekonominë e zezë, masa të mëtejshme që do të forcojnë ndërgjegjësimin për taksat dhe do të motivojnë tatimpaguesit për të kryer detyrimet e tyre, duke futur subjekte në ekonominë formale, por gjithashtu edhe forcimin e kontrolleve./Telegrafi/

Të fundit