20/04/2024
2.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Besimi me homologen shqiptare kanë nënshkruar disa marrëveshje bashkëpunimi me Shqipërinë për investime në infrastrukturë

Ministri i Financave i RMV-së, Fatmir Besimi dhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë së Republikës së Shqipërisë, Anila Denaj, u takuan në margjinat e Dialogut të Forumit të Prespës në Ohër për të diskutuar për përmirësimin e lidhjes së ndërsjellë përmes projekteve në energjetikë, infrastrukturë si dhe lehtësimin e tregtisë mes dy vendeve, njofton Ministria e Financave, transmeton Portalb.mk.

Sipas kumtesës, në pjesën rrugore të Korridorit 8, tashmë punohet në aksin rrugor Kërçovë – Ohër, ndërsa është nënshkruar Memorandum për mirëkuptim për përgatitjen projektuese dhe ndërtimin e akseve të autostradës Tetovë – Gostivar – Bukojçan dhe autostradës Trebenishtë – Strugë – Qafë Thanë.

Ministria e Financave, së bashku me institucionet kompetente, ndërmorën aktivitete për financimin e projektit për ndërtimin e linjës hekurudhore Kërçovë – kufiri me Shqipërinë, përkatësisht faza e parë e aksit Kërçovë – Strugë.

Plani i përbashkët aksional për lehtësimin e tregtisë dhe transportit në Balkanin Perindimor do të thotë zhvillim i Projektit rajonal për lehtësimin e tregtisë dhe transportit në Balkanin Perëndimor, i cili do t’i zbatojë aktivitete identifikuese në çdo vend. Projekti është me karakter rajonal dhe në fazë fillestare si dhe do të përfshijë Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Shqipërinë dhe më tej do të bashkëngjitet Bosnja, Mali i Zi dhe Kosova.

Parashikohet vendosja e Sistemit nacional njësportel, me module të përmisuara të EXIM dhe CDEPS , si dhe përmirësimi i pikave kufitare dhe terminaleve në Deve Bair dhe Qafë Thanë.

U nënshkrua marrëveshje për vendosjen e kontrolleve të përbashkëta kufitare dhe doganore në pikat kufitare ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë, si dhe pritet realizimi i punëve ndërtimore nga viti 2022 deri në vitin 2023.

Në këtë takim u theksuan edhe përpjekjet për konsolidimin fiskal të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe për dyfishimin e rritjes ekonomike dhe arritjen e normave vjetore të rritjes së BPV-së prej rreth pesë përqind.

Portalb.mk vazhdimisht ka rikjutuar premtimet që diskutohet vetëm në tryezat e zyrtarëve të të dyja vendeve për projektet në fjalë dhe për nevojën e përforcimit të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Maqedonisë posaçërisht në sferën e infrastrukturës së dy vendeve fqinje, gjë që do të çojë deri në rritjen e përfitimeve ekonomike.

Në Katalogun vjetor të Odës Ekonomike Veri-Perëndimore (OEMVP) së theksohet se në përgjithësi, Republika e Shqipërisë nuk paraqet një partner të rëndësishëm për Maqedoninë, duke zënë vendin e 18-të në eksporte dhe vendin e 26-të në importin e mallrave dhe shërbimeve në vitin e fundit të analizuar 2019.

Në perëndim të Maqedonisë së Veriut, ka një ngecje të madhe në zhvillimin e infrastrukturës rrugore. Sipas OEMVP, kushtet e këtilla rrugore bëjnë që vendi jonë të humbas shumë në zhvillimin ekonomik.

Gjitashtu, ndërtimi i “Rrugës së Arbërit” do të sjellë përfitime të mëdha për ekonominë e dy vendeve dhe Maqedonia do të mund të ketë qasje në bregdetin shqiptar. Por, përderisa Shqipëria është në fund të punimeve të kësaj rruge, në RMV punimet janë në fazë prokurimi.

Të fundit