25/04/2024
6.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Besimi: Ministria e Financave nuk është adresa për protesta! Mjete ka vetëm për çështjet e definuara

Ministri i Financave, Fatmir Besimi sot duke komentuar protestën e djeshme të Sindikatës së Pavarur të Drejtorisë së Librave amë tha se Ministria e Financave nuk është adresa e duhur për të protestuar, përcjell TV21. Besimi tha se me rishikimin e buxhetit janë paraparë mjete për çështjet që tashmë janë definuar.

“Ministria e Financave në këtë rast nuk është institucion që negocion me sindikatat, detyra jonë është rreth politikave të sigurohen mjete financiare, respektivisht të themi se sa ka hapësirë fiskale që të kemi politika të qëndrueshme që kjo të arrihet…për shkak se dje gjithashtu një grup i sindikatave kishte protestë para Ministrisë së Finanacave, nuk është adresa Ministria e Financave”, deklaroi Besimi.

Ministri Besimi tha se në kohën kur është bërë rishikimi i buxhetit, Sindikata ka qenë në bisedime e sipër me ekzekutivin.

“Në fazën kur bëhej rishikimi nuk ka pasur bisedime të mbaruara ose zgjidhje, ne nuk mundemi të parashikojmë gjëra që nuk janë definuar dhe për këto arsye për momentin janë paraparë mjete vetëm për gjërat që janë definuar”, tha mes tjerash Besimi.

Ndryhse, Sindikata e Pavarur e Drejtorisë së Librave Amë dje ripërsëriti kërkesën për Marrëveshjen Kolektive për të cilën u morr vesh me Ministrinë e Drejtësisë, me të cilën parashihen 30% paga më të lartë dhe 50 % rritje e pagës mesatare për K-15, ndërsa thonë se nuk e dinë se a janë përfshirë në rebalancin e buxhetit.

Pothuajse 1 muaj, rreth 500 punëtorë nga kjo Drejtori janë në grevë dhe protesta të vazhdueshme. Dokumente lëshojnë vetëm për raste urgjente./TV21

Të fundit