19/03/2024
7.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Besimi- Sillvestri: Gjendja ekonomike stabile edhe krahas krizës me kovidin

Investimet e huaja direkte nga Italia në vend arrijnë në 107 milion euro, por bashkëpunimi ka potencialin të thellohet. Vendi po përballet me sukses me krizën kovid, ndërsa katër pakot e masave antikrizë siguruan mbështetje për ekonominë dhe qytetarët për tejkaluar krizën, u tha në takimin midis ministrit të Financave Fatmir Besimi dhe ambasadorit të ri të Italisë në vend, Andrea Silvestri.

Besimi, siç njoftoi ministria e Financave e njoftoi ambasadorin e ri me situatën ekonomike në vend. Ai theksoi se vitin e kaluar, përkundër krizës me kovid, realizimi i të hyrave të planifikuara ishte realizuar me mbi 99%.

“Me katër pakot e masave anti-krizë targetuam kompanitë dhe qytetarët e prekur nga kriza e kovidit, si dhe në drejtim të mbrojtjes së shëndetit të popullatës. Shuma totale e të gjitha pakove të siguruara është rreth një miliard euro, ose afërsisht 10% e PBB-së tonë”, ka thënë Besimi.

Për këtë vit, u theksua, “ekonomia jonë do të kthehet në rrugën e rritjes ekonomike, ndërsa vitin e ardhshëm do të arrijë nivelin e para krizës”. Këtë vit pritet rimëkëmbja e aktivitetit të investimeve, konsumit dhe kërkesës së huaj, me një rritje të parashikuar prej 4.1% në 2021, sipas skenarit bazë.

“Duke ridizenjuar politikat buxhetore dhe politikat që synojnë rimëkëmbjen ekonomike dhe rritjen e përshpejtuar të politikave më të zgjuara të rritjes, vendoset një themel i fortë për përshpejtimin e rritjes ekonomike në periudhën e ardhshme duke e kthyer ekonominë në rrugën e rritjes para krizës në gjysmën e dytë të vitit 2022 dhe duke siguruar rritje më të shpejtë ekonomike në periudhën afatmesme dhe afatgjatë”, u theksua në takim nga ministri.

Në takim, të dy palët shprehën shpresën për thellimin e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve.

Të fundit