26/05/2022
23.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Besimi: Vendim qeveritar për kursim të ministrave, kryetarëve të komunave dhe drejtorëve

Ministri i Financave, Fatmir Besimi ka theksuar se shkak i krizës së shkaktuar nga lufta në Ukrainë është e pritshme se projeksionet ekonomike do të korrigjohen dhe prandaj bisedohet për rebalanc të buxhetit.

Besimi ka paralajmëruar vendim qeveritar për kursime dhe huamarrje të mundshme përmes euroobligacionit.

“Në buxhetin e miratuar në Kuvend janë të parapara 600 milionë euro huamarrje ku 545 janë për mbulimin e deficitit të planifikuar në Buxhet, ndërsa dallimi është në rritjen e depozitave që zakonisht i lëmë në fund të vitit për vitin e ardhshëm që të kemi rezerva të caktuara në llogarinë e Bankës Popullore”, ka deklaruar ministri Besimi.

Besimi ka sqaruar se ato 600 milionë euro nuk janë në mënyrë plotësuese.

Ka theksuar se varësisht nga nevojat dhe gjendja në një periudhë të caktuar do të shkohet me propozim për rebalanc të buxhetit me çka zhvillohen bisedime me ministritë.

“Projektet ku ka dinamikë të ngadalësuar do të shkurtohen”, ka thënë ai.

Ka theksuar se Qeveria do të dalë jo me rekomandim, por vendim për kursime në krizën ekonomike dhe ajo nuk do të vlejë vetëm për ministrat, por kësaj do të duhet t’i bashkëngjiten edhe kryetarët e komunave, drejtorë të institucioneve shtetërore…

Ministri ka thënë se është e mundur huamarrje nga jashtë përmes eurobondit.

“Nuk përjashtohet që vendi përmes euroobligacionit të marrë hua prej 600 milionë euro, pra e gjithë huamarrja e planifikuar për këtë vit të merret nga jashtë. Përgatitjet kanë përfunduar, pritet moment i përshtatshëm kur me partnerët tanë do të dalim në treg”, tha Besimi.

Të fundit