26/05/2022
23.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

BFI Maqedoni: Këtë vit do të ketë organizim për kryerjen e Haxhit

Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut dje ka mbajtur mbledhje në të cilën ka sjellë disa vendime.

Mes të tjerash, njoftohet se këtë vit do të organizohet udhëtimi për kryerjen e Haxhit, ritual fetar i cili nuk u realizua vitin e kaluar për shkak të pandemisë së Covid-19.

BFI pas mbledhjes informoi opinionin se muaji i Ramazanit këtë vit fillon më 2 prill (e shtunë), përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Rijaseti i BFI-së miratoi këto konkluza:
1. Informojmë besimtarët dhe opinionin e gjërë se Ramazani sipas takvimit për vitin 2022/1443-1444 H. fillon më 02 Prill, (e shtunë).

2. Duke patur parasysh krizën si pasojë e Pandemisë Covid-19 dhe luftës aktuale, kategoria e Sadekatul-fitrit mbetet e njejtë, pra Kategoria e parë: 150,oo den. Kategoria e dytë: 200,oo den., Kategoria e tretë 300,oo den. dhe Kategoria e katërt 400,oo den.

3. Obligohet Shërbimi Fetaro-arsimor që të përgatit Tabelën e Zeqatit.

4. Lidhur me kurbanat të formohet Komision i cili do të merret me të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me kurbanat për vitin 2022.

5. Rijaseti i BFI-së, lidhur me Haxhin informon besimtarët e vendit se sipas informatave nga autoritetet e Mbretërisë së Arabisë Saudite, sivjet do të organizohet udhëtim për kryerjen e Haxhit. Për informata tjera rreth Haxhit në mënyrë plotësuese do të jepen pasi të nënshkruhet Mahdari me Ministrinë e Haxhit të MAS. Me këtë rast, edhe njeherë ia bëjmë me dije opinionit se i vetmi organizator legjitim dhe kompetent i Haxhit në vendin tonë është Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame në RMV”, qëndron mes tjerash në njoftimin e BFI-së./Telegrafi/

Të fundit