Kronika e Zeze Rajon

Bixhoz në një lokal të Tiranës, Arrestohen 11 të dyshuar

Operacioni policor i koduar “Poker” ka vënë në pranga 11 shtetas në Tiranë, mes të cilëve edhe pronari i lokalit.

Organizimi i kundërligjshëm i lojërave të fatit funksiononte në një lokal në rrugën “Haxhi Kika”.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, policia vuri në pranga shtetasit e identifikuar me inicialet:

Xh. S., 21 vjeç, K. A., 20 vjeç, H. Ç., 24 vjeç, Sh. G., 38 vjeç, B. Ç., 30 vjeç, D. C., 21 vjeç, A. A., 35 vjeç, të shtatë banues në Tiranë dhe E. Ç., 25 vjeç, S. M., 44 vjeç dhe F. K., 42 vjeç, të tre banues në Fier.

Gjatë operacionit, u arrestua edhe pronari i lokalit i identifikuar si H.Y., 21 vjeç.

Ata akuzohen për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Organizim ose ushtrim i veprimtarive të lojërave të fatit, në kundërshtim me ligjin”.

Efektivët organizuan operacionin rreth orës 00:30 të datës 12.02.2020 pas informacioneve të siguruara në rrugë operative se në rrugën “Haxhi Kika”, ushtrohej veprimtari e kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: një tavolinë e përshtatur për tavolinë pokeri, sasi lekësh dhe eurosh, fisha dhe letra bixhozi, një bllok me shënime për aktivitetin në fushën e lojërave të fatit, një DVR, si dhe telefona që shërbenin për vënien e basteve sportive të palejuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme./a.m/noa.al

Related posts

Turqia ka dëbuar shtetas të Maqedonisë së Veriut të robëruar në Siri

Televizioni Koha

Shkon në 10 numri i viktimave nga coronavirusi në Shqipëri, vdes një 67-vjeçar

Televizioni Koha

Në gjendje të rëndë gruaja që u aksidentua në autostradën Veles – Shkup

Televizioni Koha

Leave a Comment